Berisha porosi krerëve të degëve të PD: Rrisni aktivitetin në rrjetet sociale

 

Kryetari i PD, Sali Berisha i ka lënë porosi krerëve të degëve se duhet përbysur tërësisht situatën në rrjetet sociale, pasi demokratët duhet të dominojnë.

Berisha ka theksuar se mos të dëgjojnë ata që thonë se nuk fiton me Facebook, pasi fitorja është komplekse dhe se të gjitha ngacmimet që kanë kryetarët kundër qeverisë, duhet ta hedhin në rrjetet sociale.

“Ta përmbysim tërësisht situatën në rrjetet sociale. Ne duhet të dominojmë! Treguesit janë shumë të mirë, por ne duhet ta vlerësojmë këtë. Do insistoni pranë anëtarësisë tonë. Të bëjmë gjithçka për shfrytëzimin maksimal të rrjeteve sociale. Hiqeni nga mendja, se e dëgjoni shpesh se nuk fitohet me Facebook. Fitorja është komplekse dhe unë ua them se vetëm me Facebook nuk fitohet, por edhe pa komunikim shumë e vështirë të fitohet. Duhet ta keni shumë të qartë këtë dhe historia ka faktuar se aty ku mediat e mëdha nuk janë në favor të opozitës, përcaktuese ka qenë përdorimi i rrjeteve sociale nga opozita dhe kanë fituar zgjedhjet duke dominuar.

A i kemi ne mediat e mëdha? Jo. Nuk janë në favor. Zbatojnë porosi. Nuk i drejtojmë dot, por ne zhvillojmë një dimension ku nuk na ndërhyn dot. Ju jeni politikanë, çdo ngacmim që ju vjen, çdo mendim që ju vjen kundër qeverisë, hidheni në Facebook, të mos e mbajmë në mendjen tonë. Merrni nga portalet lajme, analiza, të dhëna dhe t’i shumëfishojmë. Por këtu kemi një rezervë shumë të madhe, në shumëfishimin e aktivitetit tonë në rrjetet sociale. Asnjëherë mos besoni dhe mos dëgjoni ata që thonë se nuk fitohen zgjedhjet në Facebook. Komunikimi ka një rëndësi shumë të madhe, përcjellja e mesazhit ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Rrjetet sociale janë sot mjeti më kryesor për të përcjellë mesazhin”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Begaj dhe Balla sajojnë vizita shtetërore në Gjermani, dy bileta për Hamburg

Golat e kombëtares këtë europian në Gjermani janë nga ato ngjarje që kur të kujtohen …

Leave a Reply