Leskaj: Çika digjet, qeveria krihet! Kur do të ndërhyjnë, kur zjarri të përfshijë Dhërmiun e Vunonë?

Deputeti i PD-së Bujar Leskaj ka reaguar në ditën e katërt të zjarrit që po vijon të djegë Malin e Çikës. “Çika digjet, qeveria krihet! Qeveria e fasadave asnjë mësim për të vepruar në kohë e në mënyrë të koordinuar nuk ka nxjerrë nga zjarret e rëna vitet e kaluara”, shkruan Leskaj në Facebook.

Postimi i deputetit Bujar Leskaj

Çika digjet, qeveria krihet!

Sot bëhet dita e katërt që zjarri vazhdon në malin e Çikës (njëri nga simbolet e Labërisë e të Vlorës).

Qeveria e fasadave asnjë mësim për të vepruar në kohë e në mënyrë të koordinuar nuk ka nxjerrë nga zjarret e rëna vitet e kaluara.

Ironia qëndron në faktin se sot, në ditën e katërt të zjarrit, në vend që të mendojë për shuarjen e tij, kreu i sektit në pushtet inauguron për herë të pestë Bypassin e Vlorës!

Kur do të ndërhyjnë; kur Çika të ngelet djerrë dhe zjarri të përfshijë Dhërmiun e Vunonë?

Si qytetar, si deputet i Vlorës, u bëj thirrje institucioneve të shtetit shqiptar, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes, Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile për një ndërhyrje sa më të shpejtë e efikase, në mënyrë që situata të normalizohet dhe të shpëtojë pasuria jonë kombëtare.

Lënia në mëshirë të fatit e pasurisë publike, çdo vonesë në marrjen e masave është shpërdorim i detyrës dhe vepër penale!

Çdo vonesë është një taksë e rëndë që i paguajmë të ardhmes së fëmijëve tanë, atdheut tonë!

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply