Shpëtoi dy të mitur në det, Berisha: Një hero i vërtetë! Lutemi që shpirti i Anrit të gjejë paqen e merituar

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar për vdekjen e të riut 18 vjeçar, Anri Kashiku i cili mbeti në ujërat e Adriatikut, duke shpëtuar dy jetë.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha e quan ‘një hero të vërtetë, që shpëtoi sot dy jetë, por vetë mbeti në ujrat e Adriatikut, për t’u bërë i pavdekshëm me veprën e tij.

“Duke ndarë dhimbjen dhe zinë me familjen Kashiku për këtë humbje të pakompensueshme, i lutemi Zotit që shpirti i bardhë i Anrit shpëtimtar të gjejë paqen e merituar”, shkruan Berisha.

Postimi i plotë i kreut të PD, Berisha

Një hero i vërtetë!

Miq, i riu 18-vjeçar, Anri Kashiku, si një hero i vërtetë, shpëtoi sot dy jetë, por vetë mbeti në ujrat e Adriatikut, për t’u bërë i pavdekshëm me veprën e tij.

Duke ndarë dhimbjen dhe zinë me familjen Kashiku për këtë humbje të pakompensueshme, i lutemi Zotit që shpirti i bardhë i Anrit shpëtimtar të gjejë paqen e merituar. Amin! sb

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply