• Pjetër Gjeloshi banor: Po na largojnë pa asnjë njoftim. Nuk e dimë se ku do të shkojmë!
Unë quhem Pjetër Gjeloshi, banor i pallatit 30 vjet. Na ka ardhur një letër në muajin dhjetor për banesën nuk kemi lëvizur, na ka ardhur një letër dhe tani. Pa asnjë lloj arsye, vetëm se me datë 14 lironi banesën.
Ne nuk na ka ardhur asnjë informacion, ne na ka ardhur vetëm letra dhe disa familjarë kanë filluar të ikin, disa kanë ikur disa kanë marrë bonuse, unë s’kam marr bonus.
Nuk ka ardhur njeri të na thotë ku do shkoni, ku do rrini dhe se për sa kohë do pritni për pallatin.
Unë nuk kam marrë përgjigje fare nga minibashkia, po deshe bonos thanë, mirë. U lajmërua vetëm se është nga IKMT-ja.
Nuk e di ku do jetojmë nëse shembet. Rrugëve. Jemi 5 anëtarë në familje. Tani aktualisht jetoj në një banesë afër spitalit amerikan ku qiraja është 30000 lekë dhe aktualisht jemi pa të ardhura jemi pa punë.