Këshilltari i Ballukut rriti fitimin e kompanisë së tij 600 herë në 4 muaj

Berisha: Vjedhjet e qeverisë vazhdojnë non stop. Këshilltari i Ballukut rriti fitimin e kompanisë së tij 600 herë në 4 muaj.

Legalizimi i parave të krimit është vetëm një aspekt i veprimtarisë së kësaj qeverie. Ndërkohë, vjedhja vazhdon non stop. Vjedhja shënon, jo në rrafshin sasior, por në rrafshin cilësor, një rekord botëror të padëgjuar dhe të paparë. Këshilltari i ministres të ndërtimeve publike më të kushtueshme në Europë dhe në Botë, Belinda Balluku, i tenderave me 99.99%, një Berberi, rezulton se ka rritur fitimin e kompanisë së tij, duke e shitur dhe blerë atë në 4 muaj, 600 herë.

Çfarë dëshmon kjo? Kjo dëshmon se në këtë vend për shkak të sistemit korruptiv të instaluar nga Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij, për shkak të funksionimit të kësaj qeverie si një grup apo organizatë e mirëfilltë kriminale, çdo lloj imagjinate, çdo lloj projekti që mund të imagjinohet, mund të shndërrohet në realitet pasi ligjet nuk ekzistojnë.

 

About Redaksia2

Check Also

Italia: Përgjimet e SKY ECC mund të përdoren si prova ndaj krimit

Përgjimet e mbledhura nga platforma SKY ECC, sipas Gjykatës së Kasacionit në Itali mund të …

Leave a Reply