Legalizim i parave të krimit, Berisha: Rama dhe grupi i tij do kenë taksë “veças”

Kryetari i PD, Sali Berisha, duke deklaruar qëndrimin e fortë kundër ligjit për amnistinë fiskale, shpjegoi çfarë fshihet pas këtij ligji që kërkon qeveria dhe që është kundërshtuar edhe nga jashtë vendit.

“Në qoftë se siç ka qëllim kryesor të legalizohen paratë e krimit, pasi ju e keni të qartë se nuk ka shqiptar të ndershëm i cili me punën shtesë të ndershme që mund të bëjë, qoftë edhe të paregjistruar, të mund të sigurojë 2 milionë euro kursime, është gjithçka pra, ka vetëm një synim, që “çunat” të legalizojnë paratë e krimit dhe ne jemi kategorikisht kundër saj.

Gjithashtu, me këtë proces, nuk ka diskutim se Edi Rama dhe grupi i tij do të kenë një taksë veças nga ajo që kanë shpallur për shumicën e këtyre legalizimeve, shumave të legalizuara.

Mbi të gjitha, kjo është një shpërblim që njerëzit që merren me trafiqe kriminale, nuk e meritojnë kurrë. Ky është një shkelmin i barazisë dhe i parimeve të të drejtave të biznesit. Këtyre ua rrit tqksat, ua çon 23%, atyre u thotë që për paratë që keni, e keni 7 apo 10%!

Ndër të gjitha reagimet, reagimi i Komisionit Europian është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse jemi në këto ditë që ky shpresojmë të merret vendimi për hapjen e negociatave. Ligji i kundërshtuar nga KE përbën një bazë edhe që hapja e negociatave me Shqipërinë të shtyhet dhe vendimi të mos merret siç ritet javën e ardhshme”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Jemi të vendosur për çdo sakrificë për lirinë e votës, për zgjedhje të lira!

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se opozita shqiptarë është e vendosur për çdo …

Leave a Reply