Majmuni Kiko që u bë viral në lajme se kishte rrahur tre policë bashkiakë në Sarandë, nuk është agresiv.
Kujdestari i Majmunit, Timoleo Babi tregoi për Syri Televizion episodin e një dite më parë ku u përfshi kafsha tropikale që ai ka në zotërim prej pesë vjetësh.
Ky që shihni në pamje është Majmuni Kiko, i cili një ditë më parë u bë viral në lajmet e portaleve, për shkak se sulmoi disa efektivë të policsië bashkiake të Sarandës dhe një turist grek.
Por si qëndron e vërteta e këtij lajmi që u bë viral në rrjete sociale? Syri Televizion intervistoi pronarin e majmunit Kiko, Timoleo Babi tregon se kafsha që ai mban prej pesë vjetësh, nuk është agresive, por miqësore dhe e dashur me njerëzit.
Timoleo Babi shprehet majmuni i tij nuk ngacmon njeri, por kur njerëzit kërkojnë të bëjnë foto apo e ndjekin, ai bëhet agresiv. Timoleo shprehet se majmunin e ka blerë pesë vjet më parë në Holandë, ai është i vaksinuar dhe me kontroll veterinar.