Reagimi i fortë, ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës largohen para fjalës së Ramës

Një incident është shënuar në konferencën që qeveria po zhvillon për të sqaruar të gjitha argumentet pro dhe kundër Amnistisë Fiskale.

Kanë qenë ambasadorja e Francës Elizabet Barsacq dhe homologu i saj gjerman, Peter Zingraf që kanë lënë pa fjalë kryeministrin Edi Rama, pasi e kanë braktisur konferencën në momentin që kreu i qeverisë ka nisur të flasë.

Barsacq dhe Zingraf ishin të ulur në rreshtin e parë të të ftuarve në takimin e organizuar nga qeveria për amnistinë fiskale dhe kanë dëgjuar të flasë ministren e Financave, Delina Ibrahimi, zv.kryeministrin Arben Ahmetaj dhe një ekspert nga Britania e Madhe, të cilët shpjeguan specifikat e ligjit dhe përfitimet nga nisma e qeverisë.

Por në momentin që Rama mori fjalën, ambasadorja e Francës i ka bërë një shenjë diplomatit gjerman si për t’i treguar se kishte ardhur koha të çoheshin nga karrigia, dhe në atë moment të dy së bashku kanë braktisur sallën.

Largimi i tyre u filmua nga regjia e kryeministrisë për disa sekonda, ndërsa me shpejtësi fokusi u zhvendos te kryeministri, fytyra e të cilit la përshtypjen e një njeriu të shtangur nga veprimi i ambasadorëve.

Pas një pauze prej disa sekondash, Kryeministri ka nisur t’u drejtohet ambasadorëve në mungesë, ndërsa i ka kërkuar ndërkombëtarëve që të mos e trajtojnë Shqipërinë si armike.

“Të çohen dhoma tregtie me flamurë te vendeve partnerë dhe të bëjnë fletërrufe për këtë iniciativë të Shqipërisë është mungesë respekti për Shqipërinë për të pasur ambicien e saj”, tha Rama.

About Redaksia2

Check Also

Afera “5D”/ Këlliçi: Prokurori Braho po kursen kreun e organizatës kriminale Erion Veliaj!

DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, BELIND KËLLIÇI: Të nderuar qytetarë, Po bëhen tashmë …

Leave a Reply