Kryetari i PD, Sali Berisha është informuar nga një mjek, se janë urdhëruar nga Ministria e Shëndetësisë të vazhdojnë vaksinimin e popullsisë me dozat e Pfizer, të cilat në fakt skadojnë në korrik. Denoncimi përforcohet edhe nga shkresa zyrtare që e shoqëron e datës 24 qershor 2022 si dhe nga skandenca që shkruhet realisht mbi shishkën e vaksinës.
Berisha e ka dënuar ashpër këtë urdhër dhe e ka cilësuar një “akt të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm për shëndetin e njeriut” në thirrjen që iu ka drejtuar sot qytetarëve.
Postimi i kreut të PD, Berisha
Një akt i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm për shëndetin e njeriut!
Të dashur miq, në një akt të papërgjegjshëm dhe me rrezik për jetën e njerëzve, Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar përdorimin e vaksinave anti-covid të skaduara, duke rrezikuar kështu jo vetëm mbrojtjen e të vaksinuarve nga virusi, por duke sjellë edhe pasoja të tjera të rrezikshme nga substancat e skaduara.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të papërgjegjshëm të qeverisë dhe i bëj thirrje qytetarëve të mos pranojnë të vaksinohen me vaksina të skaduara.
Lexoni më poshtë denoncimin e mjekut dixhital. #sb
– – – – –
Pershendetje dr po ju informoj se jemi urdheruar te vazhdojme vaksinimin me lotin e vaksines Pfizer qe ka skaduar ne Korrik dhe sipas urdherit duhet qe kete lot ta perdorim gjere ne tetor.