Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar me një shënim që shoqëron mesazhin e një qytetari dhe që ka lidhje me arrestimet në portin e Durrësit pasi një kontejner u gjet i hapur dhe me një sasi të ngarkesës të hequr e cila dyshohet të ketë qenë me drogë.
“Droga u grabit nën mbikëqyrjen e policisë”, shkruan kreu i PD, duke shtuar se, “familjarë të qeveritarëve janë parë me leje të kundraligjshhme në port këto ditë”.
Postimi i plotë
Të reja lidhur me ngarkesën e kokainës së zhdukur në Durrës.
Qindra kg kokainë u zhdukën në portin e Durrësit.
Droga u grabit nën mbikqyrjen e policisë.
Familjarë të qeveritarëve janë parë me leje të kundraligjshhme në port këto ditë.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. #sb
– – – – –
Mirëmëngjes Doktor, dje në portin e Dr është konstatuar një kontinjer me banane i hapur dhe mungesë e një sasie shumë të madhe flitet për mbi 500 kg hequr me arka që dyshohen që kanë qenë me kokainë. Kontinjeri kishte 11 ditë që qëndronte në Port nën monitorim të punonjësve të sigurisë dhe të Policisë. Po të vë në dieni se në portin e Dr janë lëshuar leje për levizje nga autoriteti në kundërshtim me ligjin të familjarve të pushtetarëve e individëve me rekorde kriminale për favorizim të veprimeve të kundraligjshme. Arrestimet e punonjësve të sigurise janë tymnaj pasi gjithçka është bërë nën mbikqyrjen e policisë. Qendrimi i Kontinjerit 11 ditë pa u kontrolluar nga dogana dhe skaneri është bërë me qëllim që të shkarkohej ngarkesa e madhe e kokainës.