Masakra në Fushë-Krujë, si u ekzekutuan dhe u dogjën në makinë tre persona

Tre persona u vrarë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. Dyshohet se ishin 4 atentatorë të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.

Mësohet se vrasja e Brilant Martinaj, Diklen Vataj dhe Besmir Hoxhaj është bërë nga vrasës me pagesë.

Autorët dyshohet se kanë monitoruar prej ditësh viktimat dhe sot i kanë vrarë, dy duke u djegur brenda në makinë, ndërsa tjetrin të qëlluar me breshëri plumbash. Po ashtu policia dyshon se në atentatin e sotëm, tre persona kanë pasur rolin e qitësit dhe personi i karërt ka qenë shoferi i mjetit. Ndërkohë që dyshohet se një person i pestë ka sinjalizuar autorët për lëvizjet e viktimave.

Policia ka mësyrë në fshatin Larushkë, ku u gjet e djegur dhe makina e autorëve si dhe në Nikël, pasi dyshohet se autorët mund të jenë nga këto zona. Por ende nuk ka asnjë detaj që mund të çojë tek kapja e autorëve që deri më tani mendohet se ishin 4 persona.

Njëri ishte në timonin e mjetit Voklsvagen Passat, kurse tre të tjerët qëlluan me breshëri automatiku ndaj mjetit me të cilin po qarkullonin tre të rinjtë. 30-vjeçari Vata, i cili arriti të dilte nga makina, ishte i plagosur dhe dyshohet se u qëllua edhe nga afër nga autorët. Ndërsa Martinaj dhe Hoxha u shkrumbuan në automjetin që pas breshërisë së plumbave shpërtheu në flakë.

About Redaksia

Check Also

Ata janë “bashkë”…

Gëzim SEFERI 𝗥𝗮𝗺𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝗕𝗲𝗿𝗶𝘀𝗵𝗮 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈! Këtë tani duhet ta dini si dielli që …

Leave a Reply