Beqja thirret në SPAK për koncesionin 100 milionë euro, a do të arrestohet ish-ministri

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar. Raportohet se ai do të merret në pyetje lidhur me koncesionet e sterilizimit dhe dhe të “Check Up”-it.

Më herët gjatë muajit, në SPAK u paraqit edhe ish-zv.ministri i shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, i cili u thirr në prokurori më 7 Korrik për herë të dytë brenda pak javësh. Në rastin u fundit, Rrjepaj u pyet për disa orë.

Vetëm koncesioni i sterilizimit të pajisjeve mjekësore ka një kontratë prej 12.3 miliardë lekë, ndërsa ‘Check Up’ shkon në rreth 8.7 miliardë lekë. Ditët e fundit, SPAK ka marrë në pyetje disa persona, ndërsa të gjitha spitaleve në vend u është kërkuar dokumentacioni i nevojshëm në lidhje me këtë koncesion.

I pari që u mor në pyetje nga prokurorët ishte anëtari e Komisionit të Koncesionit, Saimir Kadiu, si dhe më pas anëtarët e Komisionit të Tenderit. Procedura për sterilizimin e seteve kirurgjikale është dosja e parë e SPAK edhe është nën hetim prej 3 vitesh.

Kallëzimi u bë nga përfaqësues të Nismës Thurje, të cilët kanë denoncuar penalisht zyrtarët e përfshirë në dhënien me koncesion të procesit të sterilizimit. Ata kanë kërkuar hetimin e zyrtarëve duke nisur nga ishministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, të cilët sipas tyre kanë abuzuar me buxhetin e shtetit.

Më 24 prill të vitit 2016, Prokuroria e Tiranës thirri për të dëshmuar për koncesionet e dhëna në shëndetësi zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. Marrja në pyetje u tha se do të bëhej pas hetimit të nisur kryesisht nga Prokuroria në lidhje me procedurat e dhënies me koncesion të disa shërbimeve spitalore. Përveç zv.ministrit Rrjepaj, u tha se ishin thirrur për t’u pyetur edhe anëtarë të komisionit të tenderëve në Ministrinë e Shëndetësisë.

Hetimi për koncesionet në shëndetësi kishte nisur në fundin e vitit 2015, duke filluar 2016 me iniciativën e Prokurorisë nga njësia task-forcë. Prokuroria e Tiranës njoftoi asokohe se në hetim ishin marrë koncesioni për hemodializën, me vlerë 86 milionë dollarë, ai për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë dollarë si dhe koncesioni i check up-it falas.

Fillimisht organi i akuzës sekuestroi dhe verifikoi dokumentacionin e nevojshëm në lidhje me procedurat komplekse të dhënies me koncesion të shërbimeve publike dhe më pas do të vijohej me marrjen në pyetje të personave që kishin dijeni për çështjen. Koncesionet multimilionëshe të shërbimeve shëndetësore e vendosen ish-ministrin Ilir Beqaj në qendër të akuzave të medias dhe të opozitës, pasi rezultoi se kompani të panjohura dhe pa eksperiencë kishin qenë përfituese të tyre, duke bërë që hetimet për këto koncesione të mos mbylleshin sot e asaj dite.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply