Nga Flamur NOKA
Edi Rama nuk ka ndryshuar hiç nga koha kur u katapultua në politikë si ministër i kulturës. Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar, betonizimi i kryeqytetit dhe i bregdetit, zbatimi i përpiktë i Axhendës Soros për Shqipërinë, ku në qendër janë shpopullimi dhe shndërrimi i vendit në një fole nevojtarësh të huaj, janë ndjekur me besnikëri prej tij.
Axhenda famëkeqe e do Shqipërinë pa opozitë,
pa shtresë të mesme, pa bosht familjar, pa sovranitet dhe identitet kombëtar, ku pasuritë natyrore dhe burimet ujore e nëntokësore janë haraç për mbështetjen politike ndaj Edi Ramës.
Shqipëria e Sorosit dhe e Ramës është e një rendi skllavopronar, ku të drejtat e punonjësve shtypen me lejen e kryeministrit, ku i afti dhe intelektuali dëbohen për t’i lënë vendin patronazhistëve – spiunë.
Sorosi e ka blinduar Partinë Socialiste. Brenda saj ai ka siguruar trashëgiminë politike të Edi Ramës, me synimin për t’ia imponuar vendit tonë në të ardhmen.
George dhe Alex Soros kontrollojnë plotësisht qeverinë shqiptare, orientojnë projektligjet e saj, financojnë lobistët e saj ndërkombëtarë, shoqërinë e shtirur civile dhe kohën propagandistike pa limit në media.
Prandaj, pa ikur Rama dhe Veliaj nuk shpëton Shqipëria!
Shpresoj që zëri ynë si Parti Demokratike, si opozitë e vërtetë, të mbërrijë në ndërgjegjen tuaj si thirrje për t’u bashkuar me Frontin për Shpëtimin e Shqipërisë dhe së bashku të shkatërrojmë sektin mafioz antikombëtar Rama-Soros!
Pasiguria në rrugë, spitale dhe plazhe është e madhe. Krimi bën ligjin. Të rinjtë largohen pa kthim dhe vendi shitet si plaçkë.
Vetëm të bashkuar mund ta shpëtojmë Shqipërinë!
Kohë nuk ka. Dyert e Partisë Demokratike janë të hapura për ju. Ejani sillni idetë tuaja, energjinë dhe kontributin tuaj!