Lufta kibernetike, Paloka: Nuk besoj në sulme nga armiq të jashtëm, Për çdo dështim, Rama gjen justifikim

Sistemet shqiptare të informacionit u gjetën dje përballë një “sulmi masiv kibernetik të pandodhur kurrë më parë”.

Qeveria shqiptare foli për “sulme armike”. Por deputeti demokrat, Edi Paloka në një intervistë për Rtv Ora thotë se nuk i beson këtioj versioni.

Paloka: Kam dyshimet e mia. Fakti që qenkemi sulmuar nga një armik i jashtëm unë nuk e besoj. Kjo ose është lojë e Ramës për të mbuluar dështimet e tij në gjithë shërbimet që marrin shqiptarët ose një sajesë tjetër që do t’ja dëgjojmë krismën më vonë kur të na dalë ndonjë tender apo koncesion i ri.

Sipas tij, kryeministri për çdo dështim gjen një justifikim jashtë tij.

Paloka: Na doli një luftë e re. Kemi kaq vite që dëgjojmë fjalën luftë. Luftë me tërmetin, luftë me Covidin, luftë në Ukrainë, tani na doli dhe lufta kibernetike. Për çdo dështim, Rama gjen nga një justifikim jashtë tij.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply