Çfarë po përgatit kundër Kosovës Edi Rama?

Hysni GURRA

Rama është i vetmi politikan, i Tiranës zyrtare, në historinë e shteti shqiptar, që nuk arriti të fitojë dot zemrën e shqiptarëve në rajon, veçanërit të atyre në Kosovë.
Nuk po i marrim në analizë të gjithë por këta të pas ‘90-s.

Për Ramiz Alinë në Kosovë duket se ka një qëndrim neutral, as pozitiv, as negativ.
Sali Berisha ka në Kosovë një popullaritet të jashtëzakonshëm. Pritjet që i rezervojnë kosovarët Berishës rrallë se i janë rezervuar atij në vend tjetër.
Për Fatos Nanon popullariteti në Kosovë ka qenë i një natyre pandjeshmërie e dyanshme. As Fatosit nuk ia ‘ndiente’ shumë për kosovarët, por edhe anasjelltas.

Nga politikanët e spektrit të majtë vetëm Pandeli Majko ka arritur të ketë një farë popullariteti në Kosovë, qëlloi kryeministër në kohën e Luftës, por që nuk krahasohet me popullaritetin e Berishës.
Ajo që është e dukshme është pa mundësia e Edi Ramës për të qenë një biçim “babe” për shqiptarët e rajonit, veçanërisht kosovarët.

E ka kërkuar në të gjitha format, por nuk e arriti dot kurrë.
Nuk e ka arritur sespe kosovarët e kanë kuptuar që ky është nga të rrallët politikanë shqiptar që duhet me ia pas frikën.
Jo vetëm pse është mik e vëlla me Vuçiçin, por se duket që e ka si mision t’i bëjë dëm Kosovës.
Kur ishte në opozitë shpalli politikën, të kopjuar, zero probleme me fqinjët.
Ndërkohë që shpallte “zero probleme me fqinjët”, ku fqinjët janë vëllezërit tanë, nga katër fqinjë tokësore që ka Shqipëria, tre i ka me popullsi shqiptare, sulmonte qeverinë Berisha për Rrugën e Kombit nga ana tjetër.

Rrugën që bashkonte kombin, rrugën që të çon në Kosovë, Edi Rama i thërriste “Rruga që të çon në askund”.
Me të ardhur në pushtet e provoi që Kosova për të ishte vëretë askundi.
I vendosi traun Rrugës së Kombit.
Më vonë filloi të afrohet me Thaçin, paralelisht edhe me Vuçiçin, ndërkohë sulmonte me të gjitha mënyrat çdo politikan apo parti në Kosovë që nuk e trajtonte dhe dëgjonte këtë si “baba”.
I hyri me të gjitha format, e bindi apo e gjeti të bindur Thaçin, pak rëndësi ka, por i vuri kompasin hartës së Kosovës për ta ndarë.
Megjithëse u përpoq të rrinte “duarjashtë” ai qe një nga mbështetësit më të zjarrtë të ndarjes së Kosovë.

Përplasej brutalisht e gati-gati armiqësisht me Haradinajn, dhe Albin Kurtin sidomos, kudo ku mundej.
Madje, këtë e bënte edhe në sy të atyre që kanë kryer genocid në Kosovë, Vuçiçit me shokë.
Do të mbahet mend si njeriu që u mundua të poshtërojë Ramush Haradinajn midis Brukselit, madje pas kësaj hapi edhe proces gjyqësor ndaj tij, e pa ndodhur kurrë më parë.
Pra, sa herë që Rama është përfshirë në punët e Kosovës, o ka qenë për ta ndarë territorin, o për ta përjashtuar…

Së fundi Rama po përgatit terrenin për një “ofensivë” tjetër ndaj Kosovës.
Ka ndërmarrë nismën për të ngritur në Këshillin e Europës ankesë për Gjykatën Speciale, që siç ka hapur llafe propaganda e tij, Rama kërkon ndërprerje të gjykimit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimi që janë në Hagë.
Nuk ka rëndësi çfarë do bëjë KE me rezolutën e këtij, pyetja është çfarë po përgatit ky kundër Kosovës kësaj here?.

Ai krahas kësaj nisme për në Këshillin e Evropës, ka vënë paralelisht në punë ushtrinë e patronazhistëve në internet (rrjetet sociale) kundër Albin Kurtit.
Çfarë po planifikon Rama kundër Albin Kurtit, kundër Kosovës???
Ai nuk vepron asnjëherë kot në tym, pa plan.

Ai gjithmonë përgatit terrenin pastaj vepron. Tani dy nisma në terren kanë filluar.
E para, kërkesa Këshillit të Europës për të shëpuar ish ushtarakët e UÇK-s, që është lëvorja që ky mbështjell gjërat.
E dyta, ndërsimi i patronazhistëve ndaj Albin Kurtit, pas kësaj të dytës fshihet qëllimi real i tij.
Ç’qëllim të ketë kasaj here…?

About Redaksia

Check Also

Ndodh në PS, Drejtori i Veliajt fut në burg babanë për aferën e tij

Në muajin maj, larg vëmendjes mediatike, Gjykata e Tiranës ka firmosur një vendim përmes të …

Leave a Reply