Hapja e negociatave, Boçi: PD do të përmbyllë anëtarësimin e plotë të vendit në BE!

• Hapja e negociatave me BE-në, reagon n/kryetari i PD-së Luçiano Boçi: Arritje historike. PD do të përmbyllë anëtarësimin e plotë të vendit në Bashkimin Europian!

Urime shqiptarëve për arritjen e tyre historike👏🇦🇱🇪🇺

E sotmja është padiskutim një ditë e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët! Pritjes i ka ardhur fundi! Bashkimi Europian fatmirësisht nuk u dorëzua dhe nuk e anashkaloi Ballkanin Perëndimor në rrugën e integrimit, duke na e zgjatur dorën dhe atëherë kur paturpësisht ata që sot hapin shampanjën, e refuzonin me pretekste të ulta, duke na mbajtur peng për 10 vjet në rrugën drejtë të BE-së🇪🇺.

Sot e drejta për të festuar është legjitime për çdo shqiptar. Por kjo e drejtë nuk duhet t’i takojë Edi Ramës. Për shkak të mbushjes së parlamentit me kriminelë, kanabizimit të vendit dhe një qeverisjeje të zhytur në korrupsion, Shqipërisë në dekadën e fundit iu mohua 5 herë e drejta për të çelur negociatat!

Në dhjetëra raste Edi Rama e ka dëshmuar se nuk e ka dashur asnjë ditë çeljen e negociatave me BE. Ai e di fare mirë se nga sot laku për qeverinë e tij dhe për atë vetë do të ngushtohet. Partnerët europianë nuk do të heshtin më përballë marrëzive të tij politike në dëm të shqitparëve.

Unë i uroj me zemër qytetarët shqiptarë kudo që ndodhen, në të gjithë botën, për këtë kapitull të ri që Shqipëria nisi sot. Dua të siguroj çdo skeptik ndaj këtij rrugëtimi, se Partia Demokratike, forca që e nisi transformimin e vendit dhe çeli proceset më të rëndësishme politike në vend, do ta përmbyllë edhe këtë hap drejt anëtarësimit të plotë të vendit në Bashkimin Europian!✌️🇦🇱

Mund të jetë një imazh i në këmbë

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply