EurActiv: Pengesa më e madhe e Shqipërisë është sundimi i ligjit

Agjencia e njohur e Brukselit, EurActiv shkruan se, pengesa më e madhe e Shqipërisë në negociatat e anëtarësimit është sundimi i ligjit.

“Sipas ekspertëve, sistemi gjyqësor shqiptar vuan ende nga korrupsioni i përhapur, mungesa e aftësive dhe joefikasiteti strukturor, dhe besimi i publikut te gjykatat dhe zbatimi i ligjit mbetet jashtëzakonisht i ulët.

Reforma gjyqësore e mbështetur nga BE filloi në Shqipëri në vitin 2016 dhe parashikon vetingun e të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve në vend. Megjithatë, procesi ishte i ngadaltë dhe u përball me pengesa të shumta.

Pak më shumë se gjysma e anëtarëve të gjyqësorit janë kontrolluar. Gjysma e tyre ose kanë dhënë dorëheqjen ose janë shkarkuar. Kjo ka bërë që Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë të ngecin për dy vite, duke krijuar një stok prej dhjetëra mijëra çështjesh.

Në vitin 2021, u zgjat mandati për vazhdimin e reformës, ndonëse sipas disa anketave të pavarura, besimi i qytetarëve te ky proces po zvogëlohet çdo vit. Për më tepër, gjyqësori është ende duke u përballur me vonesat dhe mijëra çështje penale dhe civile që nuk kanë akses në drejtësi.

Për ata që janë shkarkuar për shkak të mospërputhjeve me pasurinë e tyre dhe problemeve me korrupsionin, mungesa e ndjekjeve penale, e lëre më pas e dënimeve, ka ndezur zemërim në shtëpi dhe në Bruksel”, shkruan agjencia.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply