Berisha-Ramës: Do ta paguash shpifjen që ke bërë me Soros ndaj meje

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në Kuvend se Edi Rama është shpërfytyruar nga protesta e 7 korrikut.

“Aspekti tjetër është 7 korriku. Kurrë nuk e keni parë në këtë platformë të shpërfytyruar siç doli kësaj here. Qëndrimi ynë është pa diskutim ai që ka qenë gjithmonë dhe unë e kam shprehur dhe do e shpreh jo këtu, por në OKB, në BE, në Këshillin e Europës,” tha Berisha.

LEXO EDHE:
‘Përdor gojën për jashtëqitje’, Duma-Ramës: Mirë që jam grua se po të isha burrë…
Sërish kryetarja e Kuvendit e ndërpreu fjalën e tij, por Berisha vazhdoi. Ai tha se vendimi i DASH ndaj tij është bazuar te shpifjet e Edi Ramës dhe George Soros.

“Do ta paguash shpifjen që ke bërë me Sorosin për mua. Do e paguash për të gjithë shqiptarët.

Ti të ardhme nuk ke, ti do mbetesh një kryehajdut i Shqipërisë, një kryehajdut i Ballkanit dhe kryehajdut i Europës. Kur thotë populli boll vodhe, ik, ai thotë ik në birucë, se aty do të shkosh. Çdo vjedhje që ke bërë, do të dalë për hundësh.

Ke vjedhur sa askush në asnjë vend,” tha Berisha.

About Redaksia2

Check Also

Tabaku: Të rinjtë në ballë të betejës për fushatën zgjedhore të 11 majit 2025

Partia Demokratike ka zhvilluar ditën e dytë të trajnimit të organizuar në bashkëpunim me Leadership …

Leave a Reply