Berisha: Rama e Klosi merreshin me afera të zeza, PD doli në ballë në mbështetje të UÇK

Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi në Kuvend se ai dhe PD e kanë dënuar ashpër raportin e Dick Marty.

“Do rikthehem pak te çështja e Dick Marty, një mashtrues straordiner. Rama del këtu dhe përpiqet që të bëhet patriot me këtë rezolutë. Por ju kujtoj shqiptarëve sa më vijon: Sali Berisha, më 24 shtator 2011, në sallën më prestigjioze të planetit, në sallën e OKB, ka denoncuar raportin e Dick Marty.

Po citoj fjalën time: ato që shkruhen në raport janë shpifje, ato që lexova në raportin e Carla del Ponte, më kujtojnë Agatha Christie. Qëllimi i tyre është që të errësohet vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare që njohu pavarësinë e Kosovës”.

“Kur ky që i lejon vetes një gjuhë halabaku për opozitën, shiste ikona të vjedhura në Paris, ndërkohë që në Kosovë derdhej gjaku i të rinjve.

E kam dënuar raportin e Dick Marty në Këshillin e Europës dhe në Parlamentin Europian. Nuk është e vërtetë që është e miratuar raporti në Këshillin e Europës. Është miratuar një rezolutë ku nuk ka asnjë fjalë as për trafik organesh dhe as për shtëpi të verdhë. Shqipëria e votoi, sepse po të mos ishte votuar, pranonte fajësinë.

Po të mos ishte kjo, ne nuk do të ishim te kjo rezolutë që unë e mbështes. Shqipëria, tani me zbardhjen e të vërtetave në Gjykatën e Hagës, duhet ta padisë atë. Jo vetëm për familjen që vuajti, por edhe për imazhin e Shqipërisë, pasi ajo u faktua si gënjeshtër dhe mashtrim”.

“Dy fjalë kam në lidhje me qëndrimin e PD-së. Ka një foto këtu, nga mitingu i 98-ës, në të cilën kam hedhur sloganin ‘një komb, një qëndrim’ në mbështetje të UÇK-së. Përveç kësaj, ka një video këtu me Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin në selinë e PD-së.

Pra, nëse Edi Rama, Fatos Klosi, Federik Ymeri, merreshin me afera të zeza gjatë asaj lufte, PD dilte në ballë me kërkesën ‘një komb, një qëndrim’ dhe bëri gjithçka për pavarësinë e saj. Ju bëtë gjithçka për copëtimin e saj. Dhe e arrestuar Thaçin pasi e futët në një spiral të lojërave të rrezikshme ballkanike”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama thotë në polici se i rrezikohet jeta nga Adriana Kalaja

Policia e Tiranës ka referuar në Prokurori nisjen e një procedimi ndaj anëtares së Kryesisë …

Leave a Reply