Gjuetarët e Shkodrës në protestë kundër shtyrje së moratoriumit nga qeveria

Shoqatat e gjuetarëve në Shkodër protestuan kundër shtyrjes së moratoriumit, që ndalon gjuetinë në vend dhe për tre vjet. Gjuetarët e cilësuan vendimin e mazhorancës të padrejtë, ndërsa paralajmëruan përshkallëzim të protestave nëse ligji miratohet këtë të enjte në kuvend.
Syri Tv

Pas vendimit të qeverisë, për të shtyrë dhe me tre vjet të tjera moratoriumin e gjuetisë, shoqatat e gjahtarëve në Shkodër kanë zhvilluar një protestë në zonën e Bushatit.

Kryetari i Shoqatës së Gjuetarëve në Shkodër, Zyhdi Mustafa e cilësoi të padrejtë vendimin e mazhorancës, pasi sipas tij prej 8 vjetësh po penalizohen mijëra gjahtarë dhe të apasionuar pas gjuetisë.

Gjahtarët u shprehën se nëse qeveria miraton shtyrjen e moratoriumit, protestat do të përshkallëzohen.

Këtë të enjte ligji për shyrjen ose jo të moratoriumit pritet të diskutohet në Kuvend, ndërkohë që Partia Demokratike një ditë më parë doli kundër shtyrjes së moratoriumit të gjuetisë dhe me tre vjet të tjerë.

About Redaksia

Check Also

Berisha paralajmëron Ramën: Javët që vijnë…

Gjatë fjalës së mbajtur para gazetarëve, kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar Edi Ramën, që të …

Leave a Reply