Lubonja: Mbi një gënjeshter të madhe të Toni Bler u bë lufta në Irak

Fatos Lubonja

Në qoftë se marrim të mirëqenë argumentin e Zhejit që nuk ka ndonjë lobim nga Rama, por kemi të bëjmë me punën e hetuesve britanikë, si është e mundur që ata nuk shohin se çpo ndodh në Shqipëri? Jo më shumë se një vit më parë, kur ishin zgjedhjet, një kriminel nga Britania ishte ai i Elbasanit që po bënte blerjen e votave dhe këta britanikët me gjithë këtë sofistikim të madh nuk e paskan zbuluar.

Argumenti im ka qenë dhe mbetet që këtu krimi i organizuar nuk luftohet kështu, luftohet e para nga ata që janë aktivë dhe luftohet i gjithë sistemi. Këtu duhen gjetur metoda të tjera për ta luftuar krimin dhe jo duke kapur një krim të 14 viteve më parë. E tha edhe Berisha: edhe amerikanët e britanikët mund të gabojnë dhe mund të gabohen nga të tjerët. Britania ka qenë gjithmonë e lidhur me SHBA-në. mbi një gënjeshtër të madhe që disrektitoi Toni Bler, u bë lufta në Irak. Ishte gënjeshtra që Sadami ka armë kimike. Prandaj edhe ata duhet ti shohim me rezerva.

Mendoj që qoftë akuza e krimit të organizuar, nuk ka shqiptar që nuk e di që krimi i organizuar është bërë gjithmonë edhe më i fuqishëm me gradaçelat në Tiranë. Zheji tha që Soros nuk është i fuqishëm në Britani. Një nga këshilltarët më të fuqishëm të Ramës ka qenë dhe mbetet Toni Blair që ka lidhje të fuqishme. Ai ka bërë PR për Ramën. Edhe Soros vetë nuk është pa lidhje. Ai është një sponsor shumë i madh në Europë. Që këtu duhet të ndajmë një gjë ne: ose këtu kemi të bëjmë me shërbime inkompetente amerikane dhe britanike që kapin krimet e para 14 viteve dhe jo këto të sotmet, ose kemi të bëjmë me një akt politik në favor të regjimit të Ramës. Shikoni si e trajtojë Erdoganin, për interesa e trajtojnë.

About Redaksia2

Check Also

Reagimi i fortë i Konventës së Bernës kundër Ramës: Jo aeroportit të Vlorës

Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës ka bërë sërish thirrje për ndalimin e aeroportit …

Leave a Reply