Osmani: Meta zë i fuqishëm kundër tendencave për ndarje të Kosovës

Pas takimit, me kreun e shtetit shqiptar presidentja Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media, tha se Ilir Meta ishte zë i fuqishëm kundër tendencave për ndarje të Kosovës dhe ndryshim kufijsh.

Osmani tha se Meta po e përmbyll mandatin si president, duke vizituar Kosovën e motrave dhe vëllezërve të tij.

“Dua të uroj Shqipërinë që para pak ditësh së bashku me Maqedoninë e Veriut bënë një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian, në familjen evropiane, aty ku e ka vendin edhe Kosova”, tha Osmani.

“Zoti president keni qenë zëri ynë aty ku nuk jemi përfaqësuar. Në veçanti keni zë i fuqishëm kundër tendencave për ndarje të Kosovës dhe ndryshim kufijsh. Ide e aventura këto të rrezikshme, pasojat e të cilave po ndihen edhe sot, por të cilave bashkërisht u kemi dhënë fund”, tha Osmani.

“Ju i keni dhënë mbështetje Kosovës gjatë udhëheqjes suaj, dhe kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Sërish do të vazhdoni të jeni zëri i Kosovës ku iu jepet mundësi. Miqësia e bashkëpunimi do të mbesin të përhershme. Është e nevojshme që marrëveshjet ndërqeveritare të zbatohen edhe në praktikë”.

“Agjenda jonë mbetet e fokusuar në konsolidimin e vendit tonë si vend sovran dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik. Kosova po punon për të përgatitur aplikimin për statusin kandidat. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë në funksion të paqes. Ajo çka na bashkon është e ardhmja euroatlantike”, tha Osmani.

Ajo tha se Kosova ka qenë dhe mbetet shtëpia e dytë e presidentit Meta, prandaj është i mirëseardhur kurdo.

About Redaksia

Check Also

Ndreca i Ramës bën zhurmuesin në Komisionin Parlamentar, Vokshi e paralajmëron

Një debat i ashpër u zhvillua në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë në Parlamentin e Shqipërisë. …

Leave a Reply