Dy dëme Britanisë dhe dy ndere Shqipërisë, nga një ish-kryeministër i shkarkuar si i padenjë!

Nga Gent STRAZIMIRI

I përzënë fillimisht nga ministrat e tij, si një mashtrues i padenjë për të drejtuar, me qokat e fundit që bëri, Boris Johnson i shkaktoi qëllimisht vendit të tij dy dëme para se të zbrazte zyrën.

Së pari, i la në preher një “grata” si Edi Rama, që jo vetëm furnizon Londrën me punëtorë “shtëpish bari” e kokaine, por edhe i nxit që të vazhdojnë duke u siguruar me ligj pastrimin e të ardhurave nga aktiviteti kriminal.

Pasojat e tij do të shihen kur “çunat e Londrës” do mbërrijnë në atë fazën ku mbërrijnë të gjitha organizatat kriminale:
* të vriten me njeri-tjetrin mu nën dhomën e gjumit të Mbretëreshës….

Dëmi i dytë, është hapja e një beteje politike të humbur që pa nisur, me një misionar të lirisë e së vërtetës si Sali Berisha, jo me politikanin Sali Berisha.

Ai që të qëndron përballë në emër të së të vërtetës, është misionar i saj edhe nëse merret me politikë.

Betejat që politika e pushteti nis me misionarët e lirisë janë ato më të pafatat.

Qysh se ekziston pushteti, ekziston edhe misionari i lirisë përballë tij.

Që kur është shfaqur pushteti, aty mbiu përballë tij edhe misionari anti-arbitraritet e anti-padrejtësi, emancipuesi e çlirimtari i mendjeve dhe ndërgjegjeve përmes mbrojtjes pa kompromis politik, të së vërtetës.

Historia e njerëzimit dëshmon se misionarin mund ta vrasësh, por betejën me të nuk e fiton dot…

Jezu Krishti e Muhameti, Giordano Bruno e Galilei, Vaclav Havel e Ibrahim Rugova, Mahatma Ghandi e Mandela, janë shembuj të misionarëve që kanë triumfuar mbi perandoritë e pushtetet, në betejat politike që ato u kanë shpallur, pavarësisht nëse ishin apo jo politikanë.

Në rastin e Britanisë, ta fusësh në një tjetër beteje me një misionar lirie në Evropë vetëm 70 vjet nga humbja e turpshme përballë një misionari si në Indi, duhet të jesh vërtetë pervers dhe i padenjë…

Për më tepër, kur e bën si qokë ndaj një armiku të çertifikuar të ekonomisë britanike si George Soros.

“Hasta la vista” Boris, se ne na ke bëre 2 ndere:

* i re sërish këmbanës së alarmit që të zgjohemi nga gjumi, e fatet tona t’i vendosim vetë, pa pritur një si ti që të na “stilizojë” jetët me kujdesin që tregon për krehjen e kokës së tij…

* Edi Ramën e bëre zyrtarisht edhe hall të Britanisë, dhe kjo na e lehtëson punën…

#qëndro_në_këmbë_demokrat
#asnjë_hap_pas
✌️💪🇦🇱🇺🇲💪✌️

About Redaksia

Check Also

Përmbytjet në Vlorë/ PD kallëzon në Prokurori institucionet vendore

Partia Demokratike dega e Vlorës ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e rrethit lidhur me …

Leave a Reply