Nuk jemi në “luftë me SHBA, as me MB, po me lolot e Sorosit në Tiranë!

Nga Edi PALOKA

Me të drejtë disa miq me pyesin: “Mos po i japim Ramës fuqi që nuk i ka, duke krijuar idenë qe ai kontrollon DASH dhe qeverinë e MB?”

E vërteta është se askush nuk ka thënë se Rama kontrollon e ka fuqi mbi qeveritë e këtyre vendeve. Në fakt, Rama është thjesht një lolo, e pikërisht për këtë iu duhet në pushtet atyre që kanë interesat e tyre në Shqipëri dhe rajon.

E kam thënë dhe herë tjetër; Rama, Veliaj dhe gjithë raca e tyre, janë përzgjedhur, janë financuar dhe promovuar për të qenë në pushtet, pikërisht pse janë këta që janë, qenie që personifikojnë me të keqen e më të neveritshmen e njeriut. Ata janë në pushtet dhe mbahen në pushtet pikërisht se janë të shantazhueshëm dhe lehtësisht të përdorshëm nga monstra si Soros.

Është ky i fundit që fuqinë e miliardave që zotëron e përdor për spekulime e për të korruptuar politikanë të të gjitha niveleve, që pastaj nga ana tjetër i shërbejnë për të shtuar milionat e miliardat e tij. Kjo është një e vërtetë e njohur dhe e denoncuar jo prej nesh, po ndërkombëtarisht.

Po fakti që Soros e ka këtë fuqi, të lobojë e ndikojë dhe në qeveri të vendeve të fuqishme, nuk duhet të na bëjë pesimistë e thjeshtë të ngremë duart. Ne duhet të bëjmë një zgjedhje dhe zgjedhjet janë dy;

– ose dorëzohemi dhe lejojmë që Shqipëria të shitet, të copëtohet, të vidhet, të varfërohet e të shpopullohet;

– ose përballemi dhe luftojmë për të mos lejuar që disa qenie të pështira si Rama e Veliaj, të shkatërrojnë vendin dhe jetët tona, për interesa të një monstre ndërkombëtare si Soros dhe xhepit të tyre.

E mos dëgjoni ata që thonë se beteja qenka me SHBA dhe MB, jo. Betejën e kemi me lëtyrat tona, që janë vënë në shërbim dhe po shkatërrojnë vendin e tyre vetëm që Soros të shtojë ca miliona dhe influencë më tepër. Mjafton që ne të shporrim dy qelbësira si Rama e Veliaj dhe asgjë nuk do të mbetet nga ajo që sot duket si fuqi e pamundur për t’u mposhtur. E kanë bërë të tjerët, duhet ta bëjmë dhe ne, ndryshe na pret një fund si Guinea apo Sri Lanka.

Zgjedhjen e kemi vete në dorë. Unë timen e kam bërë!

 

About Redaksia

Check Also

Berisha: Jemi të vendosur për çdo sakrificë për lirinë e votës, për zgjedhje të lira!

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se opozita shqiptarë është e vendosur për çdo …

Leave a Reply