Berisha: Ja pse Ahmetaj është strumbullari i aferës së djegësve

Pse Arben Ahmetaj është strumbullari? Ekipi i kësaj megavjedhje ka pasur tre ushtarë: Zoton, Gugalen dhe Mërtirin.
Arben Ahmetaj, i pyetur në komisionin parlamentar, paraqiti traumën e tij, por nuk pohoi njohjen me Mërtirin.
Unë u them shqiptarëve se ai ka qenë menaxher i kompanisë Hermes, me të cilën Arben Ahmetaj ka vjedhur miliarda impulse, që kapin vlerën e 13 milionë eurove.
Arben Ahmetaj pësoi një aksident kur ishte i shoqëruar në Maqedoni me këta mafiozë.
Arben Ahmetaj është njeriu që ka firmosur shndërrimin e fondit të emergjencës në fondin për djegësit, jo pak por 55 milionë euro.
Ai vërtet nuk ka firmosur në kontratën e djegësit të Tiranës, por ka firmosur në kontratën e projektit të djegësit të Tiranës.
Ai u shkarkua vetëm me një qëllim: të shpëtojë lëkurën e Edi Ramës.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply