Berisha: Partitë që nuk votojnë janë parti terroriste dhe naziste. Janë armike të demokracisë!

Ne pa votë të ardhme nuk kemi. Ose do votojmë sicc kanë bërë kombet e tjera, nuk them në mënyrë të përsosur, por do të votojmë, ose kthehemi nga shoqëri që ka ekzistuar 100 vjet më parë. Të ardhme nuk kemi. Nëse ka një fermet që po na shpërbën ne, është vota. Ua them nga eksperienca ime. Nëse më pyesni cila ishte gjëja më kryesore e viteve 2005-2013? Ishte se nga viti 2007 e deri në 2014 popullata filloi të rritej, është grafik i publikuar nga kjo qeveri. Nëse ka një gjë me të cilën ti vret çdo shpresë dhe firmos se ky vend nuk bëhet, është dhunimi i votës. Akti më i rëndë i Edi Ramës ndaj votës, ose raporti i tij me votën, në mënyrën më të kristaltë u faktua kur 1 muaj më parë ai asgjësoi të gjithë atë evolucion që kishte bërë PS nga Partie e Punës, ai hoqi votën dhe riktheu emërimin me Byro Politike. Kjo është gjë shumë e rrezikshme. Partitë që nuk votojnë janë parti terroriste, naziste, janë armike të demokracisë. Këtë nuk e fshehu Edi Rama. Nuk do votohet për kryetarët e degëve të PS.

About Redaksia

Check Also

Skandali/Rama i fali sharlatanit Lucë 12 anije të dhuruara nga Japonia si ndihmë për Shqipërinë

Janë përfitimiet kolosale që Rama i ka dhuruar sharlatanit Lucë që ai bën kllounin për …

Leave a Reply