Prof. Bytyçi: Edi Rama do të shkatërrojë kombin shqiptar, bashkëpunon me armiqtë e kombit

Prof. Enver Bytyçi tha gjatë takimit të Berishës me intelektualët se, Edi Rama do të shkatërrojë kombin shqiptar, bashkëpunon me armiqtë e kombit shqiptar përfshirë dhe kryetarin e bordit të Butrintit.

“Kemi të bëjmë me një person që ka formuluar parime anti-shqiptare për të realizuar qëllime të mbrapshta. Mendoj se çdo qytetar, duhet ta marrë shumë seriozisht atë logo që PD ka formuluar, se Shqipëria është në rrezik. Të jesh në rrezik nga një pushtues është shumë më lehtë se sa të rrezikohesh nga kryeministri dhe qeveria jote, mafia që instalon në pushtet kjo qeveri.

Të jesh në rrezik nga një pushtues është shumë më lehtë të çlirohesh, se të çlirohesh nga mafia në pushtet dhe nga ata që e quajnë veten shqiptarë por punojnë kundër Shqipërisë. Të gjitha iniciativat e kësaj qeverie janë drejtuar si thika pas shpine kundër Shqipërisë dhe kundër Kosovës. Opozita ka mision të madh, në një mision historik që nuk e ka pasur në historinë e vet kombi shqiptar. Të bëjë ndryshimin e domosdoshëm, protestat s’duhen ndaluar. Protestat duhet të vazhdonin edhe në korrik dhee gusht për të dhënë mesazh ndaj qeverisë se shqiptarët nuk do pajtohen me këto veprime destruktive në interes të armiqve të kombit shqiptar”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply