Ylli Dylgjeri: Kam mbetur pa parti, nuk ka sot Parti Socialiste. PS është partia e oligarkëve

Ylli Dylgjeri, publicist: Jam publicist sot, por në rrethanat e një të papuni i cili kërkon alternativën. Jam i papunë socialist. Kam mbetur pa parti. Nuk ka sot Parti Socialiste. PS është partia e oligarkëve, e PPP, koncesioneve, e krimit të organizuar. Sot kemi një PD të qendrës që e drejton Berisha, kemi një LSI të djeshme që sot është Parti e Lirisë, që është parti sovraniste që po kalon në popullore dhe nuk kemi më Parti Socialiste.

Unë jam sërish non grata. Doktor nuk jeni vetëm ju non grata, do ketë edhe të tjerë këtu. Publiku kërkon alternativën, Mbretëria e Bashkuar na sjell non grata-n. Pyetja ime: Është mike, apo jo mike kjo qeveri? Pse? Sepse, nëse Mbretëria e Bashkuar do të na ndihmonte, duhet të na ndihmonte me projekte për të goditur mafien dhe krimin. Me një non grata nuk ndihmon kërrkënd pasi jemi të gjithë të tillë. Kur duan të ndihmojnë shtete, ndihmojnë me projekte.

Të tillë e bëri në Hong Kong, kam qenë atje dhe kam parë projektin britanik se si pas viteve ’90 britanikët morën përsipër, në kushtet tona ishte Hong Kongu, me drogë, dhe e nxorën atë vend në ‘dragonjtë’ e Azisë. Alternativa ishte kontroll shteti me grada policore.

Morën 900 djem dhe vajza të ekselencës u dhanë grada dhe i futën në kontroll. Atje ku konstatohej se ishte shkelja në ndërtim, në market, apo kudo, ishte titull ekzekutiv, bllokohej menjëherë dhe shkatërrohej godina, objekti, nuk kishte burokracia. Policia ka punë boll. Krimi është sofistikuar dhe këto specialistë janë në gjendje të hyjnë në bërthamën e tij.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply