Ylli Manjani: Mbështes idenë e një vjeshte proteste

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një takim të organizuar nga kryetari i PD, Sali Berisha me intelektualët, tha se mbështet idenë e një vjeshte protestash. Manjani i bëri thirrje Gjykatës së Apelit që të japë sa më shpejt vendimin për fatin e Partisë Demokratike.

“Mbështes idenë e një vjeshte proteste. Diçka që ia vlen, elbasanlliu, sarandjoti, tropojani kanë nevojë të protestojnë në vendin e tyre. Kam dëshirë t’i bëj thirrje Gjykatës së Apelit Tiranë të mbajë vetëm një premtim që e ka bërë vetë në një deklaratë publike ku kërkonte që mos të kishte presion për të gjykuar.

PD duhet të formalizohet një orë e më parë, është shumë vonë, nuk ka kuptim kjo histori. Merreni atë vendim dreqi e mori, mbylleni këtë histori.

Nuk e di çfarë duhet bërë më shumë se sa kaq. Edhe Alibej-Basha ka kërkuar të gjykohet shpejt kjo çështje. Kjo është çështje e interesit publik. Të sqarohet një orë e më parë, jo se ka problem përfaqësimi se e ka treguar populli. Gjykata e Apelit Tiranë, të ketë kurajon e nevojshme për të gjykuar sa më parë historinë, që s’besoj se meriton as gjykim”, tha Manjani.

About Redaksia

Check Also

Ata janë “bashkë”…

Gëzim SEFERI 𝗥𝗮𝗺𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝗕𝗲𝗿𝗶𝘀𝗵𝗮 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈! Këtë tani duhet ta dini si dielli që …

Leave a Reply