Nga Edi PALOKA
Unë nuk marr përsipër as të mbroj, as të dënoj, as të mohoj e as të pranoj diçka për të cilën nuk kam dijeni dhe asnjë të dhënë rreth të vërtetës. Për princip, jo sot, po kurdoherë, kam refuzuar e refuzoj të besoj e të marr për të mirëqenë çdo akt që mban mbi vetë shenjën e Edvin Ramës. Megjithatë, për sa përmenda më lart, nuk do të merrem fare me aktin e tij të fundit, me akuzën e fundit ndaj Ilir Metës.
Mjafton për të më ngjallur neveri thjesht fakti që një parti e cila thelbin e saj e ka tek Sigurimi i Shtetit; një parti që edhe sot funksionon me format e Sigurimit te Shtetit; një parti që sot drejtohet nga këlyshët e Sigurimit të Shtetit; një parti e cila sapo u rikthye në pushtet anulloi ligjin e lustracionit të miratuar nga PD e që në këto vite, në vazhdimësi, ka hedhur poshtë çdo propozim të opozitës për një ligj tjetër lustracioni; një parti që e mbushi drejtësinë dhe administratën me kriminelë të Sigurimit të Shtetit;
partia që në fund të fundit ka në krye sot të birin e atij që firmoste varjen e poetëve e që për mbi 15 vjet mbajti si numrin dy të tij dhe caktoi Kryetar Parlamenti ministrin e fundit të Sigurimit të Shtetit…sot papritur na “qenka tronditur” nga një dosje që i është servirur opinionit, po me format e Sigurimit të Shtetit. Duhet të jesh komplet idiot që të mos e kuptosh se përse i serviren opinionit pikërisht këto ditë lajme të tilla. Po duhet të jesh edhe më idiot po besove se me këto manovra do arrish t’i shpëtosh fatit që të pret… Edvin!