Sajesa me dosjen, Meta-Ramës: Asgjë nuk të shpëton dot

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë para medias sot me ekipin e tij të ri, për të treguar zhvillimet më të fundit në organizimin e partisë, figurat drejtuese dhe përgatitjen e një platforme qeverisëse.

“Tani fillon një punë intencive në disa fronte menjëherë”, tha Meta. Meta njoftoi se Sekretari i Përgjithshëm i partisë do të jetë z. Tedi Blushi.

Gazetarët e pyetën z. Meta lidhur me informacionin që shpërndau për figurën e tij, Autoriteti i Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

“Si mund t’i shmangem unë përgjigjem për deklaratën e Autoritetit të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit?! Kjo është për të ardhur keq për kriminalizimin që i bëjnë, se ata e dinë sa është e vërtetë dhe e manipuluar në ato dosje.

Me një email anonim elektronik që jam i sigurtë se kur të bëhet publik do të gajaseni të gjithë se qenka nj IM, me lojëra dhe aludime të qëllimshme dhe nga mediat e inceneratorëve që lëshojnë “bomba”, pra u zbulua që pas 30 e ca vjetësh IM, qenka ky njeri që në mars 1992 është bërë deputet dhe i ëhstë nënshtruar të gjithë filtrave dhe komisioneve të të gjitha kohërave, që nga ai i zotit Berishës që nuk e kaloi gjysma e asaj partie që është kthyer në parti fuksash.

Tani, pse është bërë kjo?

Çfarë i kushtonte këtij Autoriteti të thërriste, atë IM por këtë këtu që quhet Ilir Rexhep Metaj. Dhe unë nuk jam as President, as deputet dhe pse u dashka bërë një ligj i posaçëm për ata që nuk paskam pasur mundësi të kontrollojnë?! Dhe u ngrit parlamenti në këmbë!!! Po cili parlament? Ai me në krye zonjën Nikolla apo Lindita që përdoret për nevojat e tij personale.

About Redaksia2

Check Also

Kartmonedhat 500 euro që u gjetën në shtëpinë Erjonit dhe Arjolës!

Nga Alba KEPI Jo e rastësishme. 500 euro është kartmonedha më e preferuar e narkotrafikantëve! …

Leave a Reply