Njeriu me kartelë sajon spiunë sigurimi me letra anonime

Njeriu me kartelë që drejton qeverinë sajon spiunë sigurimi me letra anonime si përpjekje për të larguar vëmendjen nga skandali i vjedhjes me inceneratorët, por edhe i bashkimit të opozitës.

Kryetari i ‘Partisë së Lirisë’, Ilir Meta në një tjetër deklaratë për mediat u shpreh se tashmë do të nisë menjëherë puna për avancimin e revolucionit anti-korrupsion.

Meta u pyet edhe lidhur me letrën e bërë publike nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ku theksohej se në dosje rezulton një politikan i lartë I.M.

Meta theksoi se kjo është një lojë politike që po hapet. Mes të tjera Meta theksoi se nuk e njeh Autoritetin e dosjeve dhe se sipas tij emrat e tyre do të gdhenden në shtyllën e turpit.

Pjesë nga fjala e Ilir Metës:
Një parlament patronazhistës, i korruptuar dhe me një opozitë ende plot me lulushë. Është shqetësuar se paska ardhur një letër anonime. Po cili parlament është shqetësuar për këtë çështje, Por kush parlament, ai që falsifikoi edhe firmën e kryetarit të parlamentit. Mbante firmën e ish-Kryetarit Gramoz Ruçi, ka qenë kjo Lindita që përdoret, për nevojat e hallexhiut që nuk ia zgjidh më kush hallet, për të hapur një proces për të shmangur vëmendjen. Sa I.M. kanë qenë në fakultetin e Ekonomisë. Se kush ka qenë në rastin e sigurimi të shtetit ata e dinë shumë mirë. Unë kam qenë sekretari i Rinisë së Fakultetit të Rinisë, dhe që atëherë isha si lider. Unë njoh nja 40-50 Ilir Metaj dhe ju e dini që njëri ka qenë edhe deputet.

Autoriteti ka një përgjegjësi të madhe. Tani mund të dalin emra që kanë fëmijë, kanë krijuar familje dhe ky është problem dhe përgjegjësi e autoritetit të dosjeve. Ai ka marrë peng deri tani popullin e Shqipërisë. Për çështjen në fjalë siguroj të gjithë qytetarët që Ilir Meta është këtu pas 30 vitesh angazhimi në politike dhe është këtu sepse është dhe do jetë i pastër në ndërgjegjen dhe të vërtetat e tij dhe do të vijojë edhe për 30-40 vite të tjera. Tani ëndrra ime është të bëhem sa më parë kryetar i Referendumit sepse kur një qeveri del kundër popullit shtypet butoni dhe del referendumi. Autoriteti i dosjeve nuk ekziston më për mua, ju do ta shikoni si do përfundojë kjo histori. Emrat e tyre do gdhenden në shtyllën e turpit. Tani qenka shqetësuar regjimi i patronazhistëve se paska ardhur një email për I.M që duhet të jetë Ilir Meta, se paska dëmtuar dikë në ’88 apo ’89.

About Redaksia2

Check Also

Efektivi i Gardës qëllon veten me armën e shërbimit

Një efektiv i Gardës së Republikës ka tentuar t’i japë fund jetës duke qëlluar veten …

Leave a Reply