Berisha: Të bashkohemi të gjithë për t’i dhënë fund shkretimit të Shqipërisë

Kreu i PD, Sali Berisha, deklaroi në një takim me qytetarët e Mirditës se, duhet rikthyer bindja se Shqipëria bëhet nga shqiptarët, pasi qeveria e Edi Ramës ka larguar qytetarët nga vendi.

Kreu i selisë blu u shpreh se, rrogat dhe pensionet duhen rritur dhe fëmijët të subvencionohen. Berisha tha se duhet të bashkohemi të gjithë për t’i dhënë fund shkretimit të Shqipërisë dhe të shtojmë lindjet për të shpëtuar popullatën.

“Janë politikat e këqija, që nuk vendosin njeriun në epiqendër me problematikat e tij. Ata që krijojnë këtë situatë sikur Shqipëria është në luftë civile, në 2019, ishim në vendin e parë për refugjatë në BE, para sirianëve e afganëve.

Do e fillojmë me votën, vota është dinjiteti. Nëse nuk votjmë të lirë nuk ka të ardhme. Do vendosim dinjitetin e njierut, do vendosim votën si kombet e tjera, se kështu po bëhemi këta që ikin masivisht.

Të shkojmë deri tek politika e fëmijës së tretë. Do ta bëjmë atë. Do ta bëjmë sepse krahas asaj që do bëjmë gjithçka që mos të largohen, do bjëmë gjithçka për të shtuar lindjet dhe për të shpëtuar popullatën.

Po përthahemi, po shkretohemi, duhet t’i japim fund. Nuk jam racist, por unë në fillim do mendoj për shqiptarët”, tha Berisha.

Berisha tha se Belinda Balluku e cila u bë zv/kryeministër, e ka zyrën prej 200 mijë eurosh ndërsa shtoi se nuk do ta lejojnë më Ramën të ketë avion në dispozicion.

“Ne nuk do të arredojmë zyrat me 200 mijë euro. A ka krim më të shmëtuar. Kjo që u bë zv/kryeministre, Balluku, 200 mijë euro zyrën. Nuk do shëtisë Rama me aeroplan në dispozicion.

Qveria austriake kur isha unë kryeministër, e kishte të ndaluar për ministrat të udhëtonin me bussines class, por economy. Austria i ka rrogat 8 herë më të larta se ne”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply