Berisha: Pathyeshmërinë e Ramës e krijoi Basha! Ai do mundet pa asnjë diskutim

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se do qëndrojë kundër korrupsionit në Shqipëri dhe kudo. Kryetari i selisë blu tha se mitin e pathyeshmërisë së Edi Ramës e krijoi Lulzim Basha dhe do të marrë fund.

Berisha u shpreh se Edi Ramën do ta mundë pa asnjë diskutim, pasi i dështuari Lulzim Basha tashmë është larguar.

“Pathyeshmërinë e Edi Ramës e krijoi Lulzim Basha. Kur ai arrestonte dhe mbillte frikën, i kërkoja të ngrihemi dhëmb për dhëmb me të e t’i dalim zot qytetarëve të pafajshëm, ai vazhdonte…

Bënte fushatën. Ky e ka mani, thotë dy metra dy metra, ai hollak, dhe dilte vetëm për vetëm. Në vend që të dilte me ekip, ja rrëzonte avantazhin.

Ai humbiste pikë, ky e imitonte atë, donte të bëhej lider, s’u bë kurrë, dhe na solli këtë mit. Ai është mundur në vitin 2007 në zgjedhjet lokale, në 2009 në zgjedhjet e përgjithshme, ai u mund në 2011 në Bashkinë Tiranë. Ai do mundet pa asnjë diskutim, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply