Berisha: Çmimi në bursë 300 euro, Rama e blen me 600 euro, 60 tendera të fshehtë

• Berisha: Çmimi në bursë 300 euro kanë shkuar në xhepat e qeveritarëve. 60 tendera të realizuar me një platformë të fshehtë, të pacertifikuar

Kreu i PD, Sali Berisha në konferencën e tij të përjavshme duke folur për energjinë elektrike, është shprehur se tenderat janë bërë në një platformë të pacertifikuar.

Berisha theksoi, se çmimi në bursë është 300 euro, ndërsa 300 euro kanë shkuar në xhepat e qeveritarëve.

Përveç kësaj, me këto 60 tendera të realizuar me një platformë të fshehtë, të pacertifikuar, askush nuk e di, ju nuk mund ti ndiqni këta tendera, në një kohë kur KESH-i e bënte tenderin para jush, para mediave, sot platforma është sekret. Ju garantoj, platforma është e pacertefikuar.

Janë blerë rreth 300 milionë euro, ndarë dhe vjedh me qeveritarët.
Çmimi që thotë Edi Rama, 600 euro në bursë, është 300 euro në bursë dhe 300 euro në xhepin e qeveritarëve.

Ekipi i vjedhjes me energjisë ka shitur me 40 euro, kur ajo shitej në euro me 130 euro.
Ka blerë me 250 euro, kur në bursë shitej me 84 euro.
Pra, po bëhet një vjedhje e paimagjinueshme me çmimet.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply