Franco Nero, jeta e tij

Emri juaj i vërtetë?

«Francesco Clemente Giuseppe Sparanero, lindur më 23 nëntor 1941, pak ditë përpara bombardimit të Pearl Harbor».

Çfarë familje ishte e jotja?

«Ime gjyshe ishte një cigane nga Andalusia, në Puglia njohu tim gjysh. Por unë kam lindur në Parma, pasi im atë bënte karabinierin. Vokacioni? Jo, rekrutimi ishte një rrugëdalje nga uria. Lufta na kishte rrëmbyer gjithçka, por e kujtoj mir kur, në kinema, pashë për herë të parë “Lumin e kuq”, filmin me John Wayne të drejtuar nga Howard Hawks».

Çfarë ju goditi?

«Kuajt. Forca e tyre. 20 vite më vonë, vetë John Wayne më thirri për të më përgëzuar për “Django” dhe deshi të më japë një këshillë: “Franco, mos i zgjidh kuajt tepër të bukur, pasi të gjithë do të shikojnë ata dhe jo ty”».

Keni qenë gjithmonë i vetëdijshëm për bukurin tuaj?

«Si djal dashuroja shpesh dhe shumë rikëmbenin, kjo më jepte siguri. Një herë kam pasur një flirt me një motër që më asistonte në një periudhë shtrimi në spital. Im atë donte që të bëja oficerin e karabinierëve si ai, por unë shkova tek Strehler në Milano dhe i thashë se doja të bëja aktorin. Pastaj një ditë, teksa ndahesha midis studimeve për ekonominë, teatrin amatorial dhe një punë prej llogaritari, një fotograf më pikasi. Më bëri shumë foto dhe atë përfunduan në tavolinën e John Huston».

Regjisori legjendar i «Xhunglës prej asfaltit».

«Dhe i dhjetëra kryeveprave të tjera. Deshi të më takojë, në një hotel në Romë. Nuk ishte vetëm, ishin asistentë, bashkëpunëtorë. Një cigare i varej nga goja, më pa për rreth një minutë dhe më pas më tha: “Zhvishu”».

Krejtësisht?

«Një shqetësim i tmerrshëm. Ai dhe bashkëpunëtorët më rrëmonin me nj ftohtësi profesionale, teksa unë nuk guxoja t’i shikoja në sy. Por nuk mund ta dija se ai ishte një provim për të interpretuar rolin e Abelit tek “Bibla”».

Por ia vlejti barra qiranë, apo jo? Të paktën është ajo që rrëfeni ju në autobiografinë tuaj «Django dhe të tjerët», shkruar me Lorenzo De Luca.

«Po, sepse fillojnë të më kërkojnë seriozisht. Dino De Laurentiis u fut me kokë: donte që si emër arti të quhesha Castel Romano pasi stabilimentet gjendeshin aty. Më vinte të qaja. Huston e bindi të më caktonte Franco Nero, por De Laurentiis e lidhi pas gishtit dhe qysh atëhere nuk më ka dashur me veten».

Por pastaj erdhi «Django» e Sergio Corbucci, kthesa e vërtetë e karrierës tuaj?

«Mendoj se po. Në atë kohë xhiroheshin shumë western, kritika i snobonte, por kishin sukses. Filluam xhirimet më 24 dhjetor 1965, një i ftohtë qen. Zgjatën muaj, herëpasëhere ndaloheshin pasi mbaronin paratë. Mbrëmjeve dila me drejtorin e fotografisë Enzo Barboni, që ankohej për një skenar që kishte shkruar dhe aq askush nuk kishte dashur ta drejtonte. Ishte skenari i “E quanin Trini”».

Sergio Leone. E keni njohur?

«Një herë erdhi të më takonte në xhirime. Më shikoi dhe i tha Corbucci: “Me këtë ke bërë 13”».

Spaghetti western xhiroheshin me shumë pak para, por qenë të pasur me gjetje dhe me truke skenike. Si arrinit t’i bënit?

«Nuk kishte para për kundërfigurat, kështu që mësova të kalëroja, të qëlloja, të kaloja kënetat. Përfundova në spital sepse pusi i baltës ku kisha rënë ishte shumë i ftohtë, por edhe kësaj radhe ja vlejti barra qiranë: kur doli pati një sukses të habitshëm. Qe western i parë i ndaluar për 18 vjeçarët në Itali dhe 17 vjeçarët në Amerikë, ama u bë kult: një kopje e filmit ruhet deri në MoMa të New York».

Quentin Tarantino ju ka bërë homazh me «Django Unchained» e 2012.

«Më ka dashur në film në një kameo. Dhe pastaj e dini se çfarë bëri? Sekuestroi kastin dhe bëri filmin të shikohej filmi shumë herë, donte që ta mbanin mend».

Dhe kështu, pas «Django» u hap rruga drejt Hollywood.

«Po, me një kolosal në kostum, “Camelot”. Në xhirim erdhi të na takojë Clint Eastwood që mu afrua dhe më bëlbëzoi: “Eh, ti je këtu duke bërë kolosale, ndërsa unë jam në Itali duke bërë spaghetti western”».

Ju luanit Lancillotto dhe ajo që interpretonte Ginevra ishte Vanessa Redgrave. Çfarë mendoi herën e parë që ju pa?

«Ishte pakrehur, e patrukuar, xhinset e shqyera. U ktheva nga regjisori dhe i thashë: “Është ajo hippy atë që duhet t’i marrë mendjen Lancillotto?”».

Dhe, në fakt.

«Dhe në fakt ju ku jemi, të dashuruar prej 55 vitesh».

Me një pauzë të gjatë ndarjeje në mes, pasuar me një ridashurim.

«Po, unë them gjithmonë se kemi marrë një pauzë. Kishin lindur moskuptime, kishte pasur grindje dhe si të gjithë kemi ceduar në largësi. Por pastaj jemi rigjetur në pjekuri, me një vetëdije më të madhe, pasi kemi përshkruar jetë të tjera, ndarazi. Në fund, edhe në vitet ku qemë të ndarë, kemi qenë gjithmonë për njëri tjetrin. Sot ajo që na bashkon është ajo prani fizike shumë e fortë. Mendoj se gjatë këtyre ditëve ajo në Londër luan tek “My Fair Lady”. Kam shkuar ta takoj, por mu desh të rinisesha thuajse menjëherë, për impenjime të tjera. Ajo më ka përqafuar duke më thënë: “Mos u largo, hajde”».

Dhe jeni martuar fshehurazi në 2006, 50 vite pas takimit tuaj të parë.

«Nuk kemi reshtur asnjëherë së dashuruari».

Bashkë i keni dhënë jetë një prej çifteve më të bukur të Hollywood.

«Dhe unë isha gjithmonë aty, i pabesuar. Takoja njerëz të jashtëzakonshëm. Nëse Laurence Olivier një herë më tha: “Mund të bësh yllin, të xhirosh një film në vit si protagonist dhe të shpresosh që të ecë gjithmonë mirë ose mund të bësh aktorin dhe të argëtohesh”, këshillën më të mirë ma dha Marlon Brando, që një ditë më tha: “Franco, mos bëj kurrë role të dyta apo të treta. Gjithmonë dhe vetëm protagonistin apo maksimumi bëj një kameo”. Dhe kështu kam bërë».

Është e vërtetë se shkonit të peshkonit me Burt Lancaster?

«Po, ishte një mik i madh. Peshkonte edhe mjaft mirë. Zeffirelli më kishte huazuar një apartament ku prisja miqtë dhe të njohurit. Midis këtyre edhe Jon Voight: djali im Carlo luante shpesh me vajzën e tij. Një vajzë që më pas do të bëhej më e famshme me emrin Angelina Jolie».

Vitet ’70 dhe ‘80 në Amerikë: një përrallë për kinemanë.

«Disa herë më dukej se ëndërroja. Shkoja për drekë me Steve McQueen. Frank Sinatra deshi me çdo kusht që ta shoqëroja në studion e regjistrimit ku Nelson Riddle e priste për të incizuar “That’ s Life”. Një herë në një festë, Paul Newman mu afrua midis të ndrojturit dhe të dyzuarit. “Çfarë ke, Paul?”, i thashë. Dhe ai, në fund, më tha: “Franco, mund të kem një fotografinë tënde me autograf? E dua për time bijë, është e dashuruar pas teje”. Nuk arrija t’u besoja veshëve: një prej miteve që më kërkonte autografin. Kam qenë me fat, po».

Po, pasi në atë kohë xhiroja një film në vit, ndoshta edhe dy apo tre në në vit: Chabrol, Bellocchio, Lizzani, Hamilton, Fassbinder.

«Kam shumë kujtime sa që mezi arrij t’i vizualizoj, përplasen në kokë si dallgë. Disa kohë më parë kam takuar Steven Spielberg: ai betohet se një darkë në një festë unë jam xhelozuar pasi ai ka vallëzuar gjithë kohën me Vanessa, por nuk më kujtohet asgjë. Kushedi».

Si e jetonin suksesin tuaj nëna dhe babai?

«Kur interpretova Kapitenin Bellodi tek “Dita e kukuvajkës” të Damiano Damiani, marrë nga romani i Sciascia, im atë më së fundi qe i lumtur: në një mënyrë apo në një tjetër kisha realizuar ëndrrën e tij të më shikonte veshur me një uniformë karabinieri. Me vdekjen e tij, më dërguan njeri të më thërrisnin: babai më kishte lënë një shumë të vogël me një libërth postal. Ishte sa unë fitoja në një ditë pune. Nisa të qaja, pasi për mua ajo shumë ishte një thesar».

Kush të qëndroi afër në atë periudhë?

«Kur më vdiq babai, Anthony Quinn, me të cilin po punoja, më tha: “Franco, nga sot do të jem unë babai yt”. Tony e ka mbajtur premtimin dhe si baba e përshëndeta, kur ai vdiq në 2001, në ceremoninë e varrimit që u mbajt në Rhode Island».

Ju keni xhiruar edhe një film në Jugosllavi kur ishte gjallë Titoja. Si punohej atje?

«”Beteja e Neretvas” evokonte rezistencën partizane të Jugosllavisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Marshalli Tito personalisht shikonte xhirimin ditor: ishte megjithatë një film shtetëror. Bujtina u realizua nga Pablo Picasso, që në këmbim deshi vetëm një arkë me rrush».

Si ishte të punoje me Luis Buñuel?

«Nuk më ka thirrur kurrë në emër, gjithmonë dhe vetëm Nero. Në fund të filmit që xhirova me të, “Tristana”, e pyeta pse. Mu përgjigj se e urrente shumë Franco, domethënë diktatorin dhe më rrëfeu se një herë ksihte tentuar ta vriste».

Po me Chabrol?

«Hante gjithmonë, por edhe Buñuel bënte një gjë kurioze: fshihte bukë dhe proshutë në një çantë dhe e hante fshehurazi, pasi, thoshte, nëse më shikojnë të tjerët pastaj bëjnë pushim dhe këtu duhet punuar».

Ju jeni edhe regjisor dhe tani, me këtë autobiografi, konsolidoni edhe anën tuaj si shkrimtar. E konsideroni veten njeri i lumtur?

«Kam shumë projekte. Nuk resht së punuari, mendoj tashmë për gjërat që do të bëj në të ardhmen e afërt. Nuk ndjej asnjë lodhje, e imagjinoj të projektuar në një film që ende duhej të lindëte. Ndoshta është kjo të “jetosh mirë”».

Kush ka qenë një miku juaj i madh?

«Padyshim Vittorio Gassman. Herëpasëhere vinte për darkë tek ne dhe deklamonte menynë me theksin e tij të famshëm: “Proshutë kruuudo, pulë e pjeeeekur”. Sa të qeshura. Ai më ka bërë komplimentin më të bukur. Në një libër shkroi: “Nuk jam gei, por nëse do më duhej të zgjidhja dikë me të cilin të shkoja në një ishull të shkretë, do të zgjidhja Franco Nero”».

(Roberta Scorranese për Corriere della Sera)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Një vit nga ikja e “Sokratit Shqiptar”!

Nga Bujar LESKAJ Sot, datë 5 dhjetor 2024 bëhet 1 vit nga ndarja nga jeta …

Leave a Reply