Reagim i FRPD Vlorë
Kryetari i sektit, ndjekur nga ithtaret e tij, sot ne video-propaganden e tij te te disates here ne Vlore, ku shkruante per mobilizimin e kantierit, ku atje vetem kantier qe nuk kishte, dukej sot me shume si nje grup turistash qe me duar ne xhepa jepnin e merrnin mendje mes njeri-tjetrit per tragete, akostime, kalata, anije, terminale e lloj e soj formulash ixhinierike ndertimesh portuale.
Ka per rreth 4 vite, qe shkruan e propagandon per portin e ri te Vlores, pasi portin ekzistues, ate historikun, emblematikun e simboliken e qytetit e shkaterruan dhe do e shnderrojne ne themelet e sarajeve te tekave te tij oligarkike.
Shtrohet pyetja:”A e pa kryeministri, zevendeskryeministria-ixhiniere, ish-zevendeskryeministri apo ithtaret qe ndiqnin mbas kryetarin e sektit se porti ishte plot e perplot me anije peshkimi, shumica te akostuara prane portit dhe shume pak prej tyre te dala ne gjueti?”
E pse ndodh kjo?
Sepse cmimi naftes ka arritur majen e abuzimit dhe per cdo anije peshkimi nuk ka me leverdi, sepse cdo e dale ne det, tratat e tyre sjellin humbje, si pasoje e mosmbulimit dhe mosperballimit te cmimit te naftes, duke i detyruar peshkataret te ngelen me zgjidhjen e lidhjes se anijeve ne port.
Kryeminister gjitholog e zevendeskryeministre gjithologe, shikoni subvencionimin dhe mbulimin e kostos se naftes per anijet e peshkimit, sepse eshte sektor jetik per Vloren e vlonjatet.