Mustafaj: Historia me Metën, strategji për destabilizim! Rama bëri anti-miting…

Strategji për destabilizim i ka quajtur analisti Besnik Mustafaj, zhvillimet e fundit, ku ish-presidenti Ilir Meta përflitet si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Në studion e “Radar Informativ” ai u shpreh se kjo që po ndodh nuk ka logjikë. “Është një strategji për destabilizim. Nuk e kuptoj logjikisht”, tha ai.

Duke u ndalur tek festimet për 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve me SHBA, Mustafaj tha se kryeministri Rama përdori edhe këtë moment për të sulmuar opozitën.

“Unë nuk e quaj anti-miting. Rasti e lejonte që të bëhej një koncert i madh. Por përdormi i kësaj skene për të sulmuar opozitën i jep ngjyra anti-mitingu. Edhe në ceremoninë e organizuar kryeministri e përdori për të sulmuar opozitën”, tha Mustafaj.

Fakti që Sali Berisha nuk ishte në ceremoninë e organizuar nga Ambasada Amerikane, analisti thotë se nuk ishte surprizë. Mustafaj shprehet se shije të keqe i la presidenti Bajram Begaj, i cili nuk kishte ftuar Berishën në ceremoninë e marrjes së detyrës, duke shtuar se e sheh në një linjë me Ramën.

“Në një rast të tillë një person non grata nuk mund të jetë. Kjo nuk është surprizë. Më bëri përshtypje të keqe që presidenti i ri në ceremoni kishte thirrur presidentët dhe jo Sali Berishën. I cili ka qenë president. E shoh në linjën e Ramës. Më la një shije shumë të keqe. Duket ogur i keq”, tha Mustafaj.

About Redaksia

Check Also

Shifra dramatike/Rama ka shpenzuar 340 milionë euro vetëm për blerje karburanti

Genta VANGJELI Në vazhdën e denoncimeve, sot do të informojmë publikun për 342 mil euro …

Leave a Reply