Zhupa: Antishqiptarizmi dhe antishkencorja e Richard Hodges janë të dëmshme për vendin tonë

Reagim i deputetes Ina Zhupa

Hodges pasi shpjegon se vendin na e sajuan fuqitë e mëdha, ka një leksion tjetër (video👇🏻) që historinë na e sajoi Enver Hoxha për interesit e tij si udhëheqës komunist.

Shqiptarët pa territor dhe pa histori të hershme sipas Richard Hodges!!!

Ju kujtoj që personazhi që i thotë këto është drejtues i fondacionit që ka marr Butrintin dhe shkrues i planit të menaxhimit për 10 vitet e ardhshëm. A ka vend në botë që ministria e kulturës nuk do kishte ikur nga posti i saj pas këtij skandali?!

Pjesët nga leksioni në Universitetin Amerikan të Romës, viti 2008:

– Enver Hoxha donte një histori të Mesjetës së Hershme këtu, donte një mit për shqiptarët.

– Hoxha donte një lidhje të drejtpërdrejtë mes këtyre njerëzve historikë në tekstin e Anna Comnena-s dhe antikitetit të vonë. Për këtë arsye u bënë shumë gërmime në Butrint dhe vende të tjera, qytete të tjera, për të treguar mbi të gjitha se ka pasur një grup para ardhjes së shqiptarëve.

– Domethënë ai, Hoxha, veçanërisht në kontekstin me rusët – sovjetikët, donte të ilustronte faktin se shqiptarët kanë rrënjë të thella në këtë periudhë të veçantë. Dhe kjo padyshim krijoi problem sepse shqiptarët – arkeologët shqiptarë nuk donin të gjenin qeramika sllave, sepse përndryshe për ta ishte përgatitur një “gulag”… sepse kjo ishte kundër mitit të historisë së Shqipërisë.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply