Noka: Kjo firmë e Veliajt i hapi rrugën e burgut Bllakos, por vetë mbeti jashtë…

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka akuzon kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se firma e tij futi në burg ish-deputetin Alqi Bllako.

Vetë Veliaj mbeti jashtë, shkruan Noka, duke shtuar se kryetari i bashkisë mban fjalime.

Kjo firmë e Veliajt, thekson Noka, çoi në llogaritë e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit 91 milionë euro.

Reagimi

Kjo firmë e Erion Veliajt i hapi rrugën e burgut Alqi Bllakos. Bllako ra brenda ndërsa Veliaj mbeti jashtë duke mbajtur fjalime. Me një firmë të hedhur, 91 milionë euro nga paratë e shqiptarëve shkuan në llogaritë e Klodian Zotos, Mirel Mërtirit dhe Stela Gugalljas. Përse SPAK e mban gojën mbyllur për Erion Veliajn? Përse ambasadat i kanë mbyllur të dy sytë për kryebashkiakun e Tiranës? Kjo është Drejtësia e Re e shumëpritur?
Ja ku e keni firmën.
Ku po i kërkoni gjurmët?

About Redaksia

Check Also

Rama e përdori për të vjedhur aeroportin/ Kosova e arreston

Ish-bashkëpunëtori i Behgjet Pacollit, biznesmeni Valon Lluka, është ndaluar sot nga Policia e Kosovës. Lluka, ish-drejtori …

Leave a Reply