Ashtu siç pritej, Rama pas një heshtjeje të gjatë, mori në mbrojtje vllaun e tij Vuçiç

Nga Edi PALOKA

Ish-ministri i Milloshevicit qe dikur deklaronte se “per cdo serb do vrasim 100 musulman”, dy dite me pare i fryu zjarrit te luftes duke kercenuar se ne se qeveria e Kosoves do vinte ne zbatim “reciprocitetin” (qe eshte ne fakt pjese e marreveshjes Serbi-Kosove, nenshkruar nga te dyja palet ne Bruksel) atehere paqja do te rrezikohej. Deputete te tij folen dhe me hapur duke paralajmeruar fillimin e nje lufte ne Ballkan, njesoj si ajo e Putinit me Ukrainen “per denazifikimin e Ballkanit”. Eshte e qarte edhe per me idiotin qe tensionet ne veri te Mitrovices, jane jo vetem te nxitura por dhe te organizuara nga Beogradi dhe Vucic.

Po cfare ben nderkohe kryeministri i Shqiperise, ai qe vetem nje jave me pare betohej e sterbetohej per Kosoven e akuzonte majtas e djathtas ata (te tjeret, opoziten…) qe i fusnin thika Kosoves?

Pasi priti gjate, Rama doli me nje qendrim per ngjarjet me te fundit ne Kosove. Jo pa qellim qendrimin e mbajti gjate konferences me kryeministrin spanjoll duke e futur si ceshtje te dores se dyte. Po cfare ishte me e rende (megjithese e pritshme prej tij) deklarata e Rames justifikonte krejtesisht Vucicin dhe indirekt fajesonte perseri qeverine e Kosoves. Sipas Rames, tensionet ishin shkaktuar nga ca serb te inatosur ne veri te Mitrovices, pa lidhje me Beogradin, pra dhe Vucic ishte jashte pergjegjesie. Nderkaq, Kosova ishte fajtore sepse nuk ishte bere pjese e Ballkanit te Hapur. Pra kryeministri i Shqiperise, jo vetem nuk i del ne krah Kosoves; jo vetem justifikon qendrimin e Vucicit, po direkt dhe indirekt kercenon e i ben presion Kosoves pikerisht nepermjet Serbise. Me pak fjale Rama kercenon Kosoven te behet pjese e projektit Soros per Jugosllavine e Re, ndryshe do te kete pasoja si keto te fundit.

Ky eshte qellimi pse Rama mbahet ne pushtet. Ne se ne, shqiptaret, ketej e andej kufirit do te pranojme shkombetarizimin dhe shpopullimin sepse keshtu e ka projektuar Soros per interesat e tij, atehere pak e kemi ate qe na bejne.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply