Kryetari i PD, Sali Berisha ka vijuar të publikojë foto dhe video nga historia e vërtetë e marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane në 31 vitet e fundit, ku postimin e fundit ia ka dedikuar Edi Ramës gjatë periudhës që ka qënë kryetar i Bashkisë Tiranë.
Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson se, “jo të gjithë shqiptarët këto 32 vite ishin për marrëdhënie miqësore shqiptaro amerikane”.
Berisha ka publikuar videon kur Edi Rama, që sot i përdor këto marrëdhënie për të mbuluar rivendosjen e monizmit të plotë, vjedhjet e tmerrshme të pasurve dhe fondeve publike, dikur kishte alergji dhe urrejtje për vendin e madh të lirisë dhe flamurin amerikan.
Postimi i plotë i Berishës
Historia e vërtet e marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane në 31 vitet e fundit në foto dhe video!
Miq, për shkak të fallsifikimit banal dhe censurimit si në kohërat e vjetra, të historisë se marrëdhënieve shqiptaro-amerikane nga Edi Rama, neobllokmenët e tij dhe mafia e George Sorosit, vendosa te flas dhe të paraqes për ju çdo ditë në foto dhe video të gjitha momentet më thelbësore të këtyre marrëdhënieve në 100 vjetorin e tyre.
Jo të gjithë shqiptarët këto 32 vite ishin për marrëdhënie miqësore shqiptaro amerikane.
Në video keni Edi Ramen që sot i përdor këto marrëdhënie për të mbuluar rivendosjen e monizmit të plotë, vjedhjet e tmerrshme të pasurve dhe fondeve publike që dikur kishte alergji dhe urrejtje për vendin e madh të lirisë dhe flamurin amerikan. sb