Meqenëse po hapen dosjet…

Nga Adriana KALAJA

Nuk e di në cilin Resort po i bën pushimet Matilda Buçka se për Yuri Kim e di që është “dashnorja” e yahteve dhe vilave në Palasë, por më tërhoqi vëmendjen angazhimi i ethshëm i mazhorancēs për të bërë me urgjensë disa ndryshime në ligjin e pastërtisë së figurës së zyrtarëve të lartë në periudhën e diktaturës.

Për t’i ardhur në ndihmë “shqetësimeve” të tutorëve të znj. Buçka, po ju sjell më poshtë veprimet në hetuesinë së diktaturës, të Hetuesit Ligor Kondili, ndaj pietëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka të cilët u dënuan me pushkatim.

Pse i sjell këto prova?

Sot unë bashkë me Qëndrestarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, bazuar në të drejtat tona kushtetuese, shkuam për herë 32 në SPAK pas dhjetorit të 2019.

Pra 1.03 herë në muaj në një periudhë prej 31 muajsh.

A ka ndonjë subjekt juridik apo forcë politike t’i ketë dhënë kaq shumë besim SPAK?

JO!

Megjithë refuzimin në heshtje, ne kemi vijuar të trokasim në dyert e SPAK, se jo vetëm besojmë te Kauza e Teatrit, por jemi të bindur se ato dosje mos sot nesër do marin zgjidhje.

Kush është hetuesi subjekt i provave të mëposhtme?

Ai është babai i Edvin Kondilit ose ndryshe i Prokurorit të SPAK që po heton çështjen e Teatrit Kombëtar.

Unë nuk bëj pjesë të ata njerëz që fëmija duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e të atit, në mos qoftë si Edvin Rama që mburret me babain e vet, i cili duke firmosur varjen e poetit Havzi Nela “u rreshtua në anën e duhur të historisë”.

Ajo që më shqetëson mua në këtë rast, është fakti se mos Edvin Kondili ashtu si dhe i ati është aty për t’i shërbyer nënë parti.

Ashtu si ish hetuesit Arben Kraja dhe Ardian Dvorani e shumë të tjerë.

Se ndryshe nuk mund të shpjegohet që dosjet për vite kanë zënë pluhur aty, pa bërë adnjë veprim hetimor dhe mbi të gjitha asnjë veprim procedurial siç është ajo e sekuestros mbi Truallin e Teatrit Kombëtar.

Kushdo që është qoftë dhe jurist fillestar, se avokatët po e po e kuptojnë se nuk mund të ketë hetime të plota e të thelluara nëse nuk sekuestrohet “arma me të cilën është kryer krimi” apo “vendi ku është kryer krimi”.

Fakti se ky veprim procedurial THELBËSOR nuk merret, a na çon ne në dyshime të arsyeshme se Kondili i Ri ashtu si ai i Vjetri po i shërbejnë partisë dhe nuk operojnë dot pa “urdhër nga lart”?

Uroj që dyshimet tona të jenë pa bazë, por që të na e vërtetojë këtë gjë,

Së pari, prokurori Kondili i Ri duhet të vendosë sekuestron preventive mbi Truallin e Teatrit Kombëtar, Projektin e Biarke Ingels, Fondin e dhënë për nisjen e punimeve dhe aksionet e shoqërisë “Tirana DC” sh.a.

Së dyti, prokurori Kondili i Ri duhet të kërkojë nga GJKKO masën e sigurimit personal “arrest me burg” për Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, mbylljen e dosjeve në ngarkim të tij dhe dënimin e tij sipas ligjjit.

Me këtë rast i bëhet nder pronës dhe të ardhurave publike,.

I bëhet nder Tiranës dhe Shqipërisë.

Plus që arrestimi i Veluajt i hap rrugë zbardhjes edhe të shumë çështjeve të tjeta në ngarkim të tij si ajo e Inceneratorëve, vrasjen e Ardit Gjoklajt, lidhjet me Ndraghetën etj.

Vetëm kështu do besojmë se Kondili i Ri nuk pret që Yuri Kim t’i mësojë sesi ushtrohet detyra dhe nga Rama t’i jap OK se kë dosje duhet të çojë në gjyq e kë duhet të pusjojë.

Kë duhet të arrestojë e kë jo.

Vetëm kështu tregon se nuk është në rrugën e Kondilit të Vjetër për t’i shërbyer partisë mëmë me çdo çmim.

Vetëm kështu.

Upss se harrova.

Të çojë dikush një ambulancë te Lindita Nikolla apo Linda e dytë e Ramës se ajo tronditet shumë nga dosjet e partisë së vet……dhe nuk i dihet…..

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply