NATO reagon pas tensioneve të serbëve në Veri: Të gatshëm ta mbrojmë Kosovën

Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO) ka reaguar ashpër në lidhje me sigurinë ne veri të Kosovës, pas sulmit me armë ndaj policisë nga serbët. Në postimin e NATO në Tëitter, Aleanca ka theksuar se KFOR është i gatshëm të ofroj siguri për vendin dhe ta mbrojë Kosovën.

“KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës me organizatat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë. Nën mandatin e OKB-së, KFOR-i mbetet fuqishëm i përkushtuar ndaj sigurisë, i gatshëm të miratojë masat e nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt”, thuhet në reagim.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme, KFOR kishte thënë se është i përgatitur të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës.

Kujtojmë se, Qeveria e Kosovës ishte tërhequr nga zbatimi i vendimeve për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në vendin tonë dhe atë për ndryshimin e targave serbe, kur të hiqen bllokadat.

Ky vendim i Qeverisë për shtyrje të masës së reciprocitetit në rast të heqjes së barrikadave, erdhi pas një takimi që patën udhëheqësit e shtetit me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Vendimi i 29 qershorit i ekzekutivit kosovar parasheh lëshimin e dokumentit për hyrje-dalje për të gjithë personat që posedojnë dokumente serbe.

Postimi i plotë i NATO

#KFOR is closely monitoring the situation in the north of Kosovo ëith local and international security organizations. Under its UN mandate, KFOR remains strongly committed to security, ready to adopt necessary measures to keep #Kosovo safe. pic.tëitter.com/0L45Lzux2b

— @NATO – KFOR (@NATO_KFOR) August 1, 2022

About Redaksia

Check Also

Shifra dramatike/ 74 mijë studentë më pak se në 2014, Rama çon drejt mbylljes edhe universitetet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se në universitet e vendit sot janë …

Leave a Reply