Vijon situata e tensionuar, Policia e Kosovës sulmohet me armë në Bërnjak

Vijon situata e tensionuar në Veri të Kosovës. “Koha Ditore” ka siguruar një video ku dëgjohet teksa Policia e Kosovës sulmohet me armë mbrëmjen e së dielës në veri.

Në video dëgjohen disa zyrtarë policorë ndërsa komunikojnë përmes radio-lidhjes me kolegët e tyre, të cilët duken se kanë mbetur të bllokuar nga serbët në pikëkalimin kufitar në Bërnjak.

Policia ka konfirmuar të dielën se në drejtim të saj është qëlluar me armë.

“Policia e Kosovës ka siguruar informacione zyrtare se në disa lokacione janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku disa prej të shtënave kanë qenë në drejtim të njësiteve policore, por fatmirësisht nuk ka të plagosur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në veri të Kosovës, në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, vazhdojnë të jenë barrikadat e vendosura nga serbët lokalë.

About Redaksia

Check Also

“Krim kundër njerëzimit”, përkujtojhet masakra e Reçakut

Tre liderët e partive opozitare, Lumir Abdixhiku (LDK), Memli Krasniqi (PDK) dhe Ramush Haradinaj (AAK), …

Leave a Reply