Akil Pano: Lutem që të gjithë ne të përgatisim një botë më të mirë për fëmijët dhe nipërit tanë!

• Rev. Akil Pano, themelues i Koalicionit Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës: Lutem që të gjithë ne të përgatisim një botë më të mirë për fëmijët dhe nipërit tanë!

Me lejoni t’i uroj doktorit jetë të gjatë por edhe në politikë, plagët në çfarë do lloj moshe e fisnikërojnë më shumë burrin, është njerëzore të afeksionohesh me historinë e plagëve të goditjeve dhe përbaltjeve sesa në historinë e ashtuquajtura të sukseseve në sferat e tjera që disa individë pretendojnë se e kanë. Dëshiroj t’ju falënderoj dhe jam i gëzuar që marr pjesë në këtë tryezë sepse kjo është tema e jetës, një familje e braktisur e tjetërsuar e lënë në detin e harresës është atentat që i bëhet jetës sikur të gjithë parafolësit prekën çështjen e emigrimit lidhet me dhimbjen pasi mosha e tretë është më e prekura pasi janë më mijëra që jetojnë në vetmi dhe shtrohet paradigma çfarë do të ndodhë me ata pasi janë të vetëm.

Nëse flasim me ata të gjithë thonë se pensioni nuk i mjafton as për ilaçet. Unë lutem që të gjithë ne të përgatisim një botë më të mirë për fëmijët dhe nipërit tanë, unë jam i lumtur sepse u bëra gjysh dhe kjo është si historia e mjaltit të mjaltit. Por përtej lumturisë isha dhe i trishtuar duke kërkuar arsyet e trishtimit arrita t’i gjeja nga Dietrich Bonhoeffer një nga teologët e protestantizmit gjerman i cili u vra pasi nuk bëri pakt me Hitlerin i cili thoshte se: “Testimi ynë është lloji i botës që do t’i lëmë fëmijëve tanë”.

About Redaksia

Check Also

Berisha paralajmëron Ramën: Javët që vijnë…

Gjatë fjalës së mbajtur para gazetarëve, kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar Edi Ramën, që të …

Leave a Reply