Familja shqiptare është subjekt i kërcënimeve të mëdha, rreziqeve të mëdha, apo i agresorëve të shumtë. Ju jeni ngritur zërin në studio dhe opinioni publik. E them me keqardhje të madhe se PD devijoi nga vlerat e saj themelore, nga parimet themelore të programit të saj. Kështu që, jo që nuk u bë avokate e këtyre vlerave, por me heshtjen e saj kontribuoi qëndrimeve herë-herë anti-familje, armiqësore ndaj familjes dhe ju garantoj se kjo periudhë merr fund.
Këtu ju keni analizuar, keni rreshtuar tërë problematikën në tërësinë e saj dhe biem dakord që sado që s’ka asgjë më private se familja, për fat të keq s’ka asgjë më shumë që ndikon në familje se qeverisja. Po jap 2-3 shembuj. Ky që është sot në qeveri dhe rëndomtë thuhet se ka qenë përdorues droge, merr përsipër jo mbjelljen, por nëse ju kujtohet, se do pyes anketën nëse duhet të liberalizojmë përdorimin.
Çfarë ju ofron ky fëmijëve tanë, nipërve, mbesave? Drogën si alternativë ofron. E cila është një shtrat i tmerrshëm për krimin, një shkatërrues i karakterit dhe shëndetit të njeriut. Dhe ky zotëri, pse mund të ketë qenë vetë përdorues, kërkon ta përcjellë këtë në mbarë shoqërinë shqiptare. Qeveria ka të bëjë shumë.