Polici që goditi për vdekje të miturën trafikant droge

Ky është polici Arjan Tase, personi që drejtoi dhe goditi për vdekje një 5-vjeçare ditën e sotme në plazhin e Potamit. Ndërkohë, ky polic ka qenë në mesin e policëve për të cilët i është kërkuar pezullim Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Kërkesa kishte të bënte me sasinë e drogës që u evidentua në muajin tetor 2020, ku u kapën rreth 12 mijë rrënjë kanabis.

Konkretisht u kërkua pezullimi i Artur Veshaj, nën/komisar, përgjegjësi i krimeve pranë komisariatit të Himarës, Ilir Kadëna nën/komisar specialist për krimet në komisariatin e Himarës, Isa Jaçaj, specialist krimesh në komisariatin e Himarës, David Fakaj oficer patrulle në Himarë dhe Arjan Tase shef i komisariatit të Himarës, autori i ngjarjes së sotme.

Për policin me gradën Komisar dhe me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan është ngritur një hetim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Një fëmijë 7 vjeç humbi jetën ditën e sotme në Himarë, pasi e goditi një skaf në breg.Ngjarja e rëndë ndodhi në plazhin e Potamit dhe ka tronditur opinionin publik.

Si pasojë e goditjes, fëmija humbi jetën në vendngjarje, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit lundrues, Arjan Tase.

Ky i fundit nuk është emër i panjohur. Ai ka mbajtur më herët postin e shefit të Komisariatit të Himarës.

Në janar të 2021,Tase u arrestua nga policia për shpërdorim detyre, pas një aksioni anti-kanabis “Hapësira”.

Së bashku me shefin e krimeve Artur Veshaj, ata u akuzuan se lejuan kultivimin e kanabisit në zonën e Vlorës. Mirëpo, prokuroria nuk mundi të faktojë akuzat ndaj tyre. Ai u rikthye në detyrë dhe më pas është transferuar në Elbasan.

About Redaksia

Check Also

Përplasje në Parlament, deputetët e PD nuk lejojne deputetët e PS të futen në Parlament

Deputetët e opozitës vazhdojnë të qëndrojnë në hyrjet e parlamentit për të penguar zhvillimin e …

Leave a Reply