Balliu: Autori që i mori jetën një vajze të vogël në Himarë, shef komisariati në Elbasan

Deklaratë e Shefit të Organizimit në PD, Klevis Balliu

Një fëmijë 7 vjeçare ka humbur jetën në një plazh të Himarës para disa orësh. Njoftimi i komunikatës së Policisë e klasifikon si aksident.
Një skaf që drejtohej nga Arjan Tase, shef komisariati në Elbasan, e ka goditur duke i marrë jetën një vajze të vogël që po pushonte me prindërit. Policia mund ta klasifikojë si të dojë, por rasti nuk është asgjë më pak se vrasje.
Eshtë një atentat i dyfishtë, për faktin se një njeri i paguar dhe graduar për të mbrojtur jetën e qytetarëve, e merr atë.
Shefi i Komisariatit të Elbasanit Arjan Tase është përjashtuar nga radhët e Policisë nga drejtori i Përgjithshëm Nano, ndërkohë që kjo duhet të kishte ndodhur kohë më parë.
Tase, sipas raportimeve meditaike, është arrestuar 2 vjet më parë, kur ishte shef i Policisë së Himarës, për bashkëpunim me trafikantët e drogës.
Ky është rasti i dytë në pak ditë, që një mjet lundrues, del nga deti dhe godet pushuesit. Kjo nuk është shenjë e pakujdesisë, por e sigurisë publike të lënë në duar trafikantësh. Ata që lejojnë trafikun e drogës mund të lejojnë, pa i vrarë ndërgjegjia edhe skafistët e papërgjegjshëm, dhe madje të jenë vetë në timon të mjeteve lundruse që vrasin njerëz.
I shprehim ngushëllimet më të ndjera familjes Avdia që ka humbur dritën e syve.
Shqiptarëve u kërkojmë të shohin në sy të vërtetën e një shteti pupac, që del nga toka dhe deti, jo për t’i mbrojtur, por për t’i dëmtuar.
Kur të rrezikshmit e drejtojnë, Shqipëria është në rrezik!

About Redaksia

Check Also

Shërbimi urban në Tiranë në koma, Bashkia s’ndërhyn se është peng i ryshfetit!

Nga Besart XHAFERRI Autobuzë urbanë të tejmbushur me kondicionerë jashtë funksionit dhe që nuk respektojnë …

Leave a Reply