Berisha: Familja themeli i shoqërisë. Është parajsa tokësore e njeriut!

Kryetari i PD, Sali Berisha po zhvillon një takim me intelektualët e fushave të ndryshme në lidhje me sfidat dhe problemet që po përjetojnë sot familjet shqiptare. Në fjalën e tij, Berisha u ndal te familja si themel i shoqërisë dhe me vlerat e saj, solidaritetin dhe sakrificat është si të thuash parajsa tokësore e njeriut.

“Për traditën, familja është themeli i shoqërisë, padiskutim me vlerat e saj solidaritetin dhe sakrificat është si të thuash parajsa tokësore e njeriut. Në tërësi pranohet që Shqipëria është në vështirësi shumë të mëdha. Ne kemi bindjen se është në rrezik. Nuk e themi për propagandë. Por një komb që nga 2014 në 2021 largohet më shumës e ¼ e tij, ai komb në të gjithë planet, është një komb që ose është në një luftë të egër civile dhe ne nuk jemi, se duhet se kush janë përzënësit më të mëdhenj… Por ne kemi tejkaluar në vitin 2019 në azilkërkuesit e refugjatë, Sirinë, që ishte në kulmin e luftës. Drama e sotme shqiptare ka për teatër familjen shqiptare. Ajo luhet në teatrin e familjes shqiptare nga një kompleks faktorësh”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Associated Press”: Opozita shqiptare zhvillon protestë antiqeveritare, kërkon qeveri teknike

Forcat opozitare në Shqipëri po zhvillojnë këtë të hënë një protestë mbarëkombëtare në kryeqytetin e …

Leave a Reply